PYETJE DHE PERGJIGJJE NGA LENDA
EKONOMIA MONETARE
Punuar nga :
VALMIR NUREDINI
1. Çka nënkuptojmë me termin politika fiskale?
Më termin politikë fiskale nënkuptojmë mënyrën se si qeveria zgjedh të shpenzojë buxhetin e saj me qëllim të furnizimit të qytetarëve me shërbime dhe mallra publike –shpesh duke u referuar si “shpenzime”. Këto mallra dhe shërbime përfshijnë infrastrukturën publike, edukimin, shëndetësinë, sigurinë publike, gjyqësinë etj…
2. Cilat janë objektivat e politikave fiskale?
a.Alokimin e tё hyrave publike (tatimet),
b. Stabiliteti makroekonomik,
c. Nxitja e rritjes ekonomike,
d. Rishpërndarja e të hyrave.
3. Cilat janë format kryesore të financimit të shpenzimeve publike?
Qeveria ka disa mundësi:
1. Tatimet e drejtpërdrejta. Në këtë grup tatimesh përfshihen tatimi në të hyrat personale, tatimi në të hyrat e korporatave, apo edhe tatimi në pronë
2. Tatimet indirekte. Tatimet indirekte përfshijnë në mes të tjerash TVSH-në, akcizën dhe tarifat doganore.
3. Taksat. Taksat mund të aplikohen tek shërbimet lokale ose në nivel kombëtar.
4. Huazimet publike. Në situata ku qeveria nuk ka mundësi të financojë shpenzimet aktuale publike përmes mbledhjes së tatimeve të rregullta, ajo detyrohet të huazojë nga burime të brendshme ose të jashtme.
4. Cilat janë komponentet kryesore të shpenzimeve publike?
Shpenzimet publike në mënyrë tipike janë të klasifikuara në dy mënyra.
Ø Sё pari, mbi bazë “horizontale” përgjatë të gjitha ministrive në formë të:
o pagave dhe mëditjeve në sektorin publik,
o shpenzimeve në mallra dhe shërbime,
o transfereve dhe investimeve kapitale nё sektorin publik
Ø Sё dyti, mbi bazё “vertikale”, më detajisht bëhet alokimi i resurseve nga qeveria qendrore tek nivelet e ndryshme qeveritare.
5. Cilat politika fiskale ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik?
Politikat fiskale mund të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Në përgjithësi rekomandohet që të hyrat buxhetore të sigurohen përmes një strukture të tillë tatimore ku baza e tatueshme si të ardhurat apo shpenzimet për konsum janë definuar shumë gjerë dhe sa me më pak përjashtime. Kjo mundëson që shkallët tatimore të jenë në nivel të ulët, duke e zvogëluar demotivimin për të punuar, shpenzuar, investuar apo kursyer.
6. Cili është dallimi mes politikës fiskale dhe asaj monetare?
Thënë thjeshtë, politika fiskale shfrytёzon sistemin tatimor dhe shpenzimet qeveritare për të ndikuar në ekonomi dhe për tё arritur një sërë objektivash të tjera. Politika monetare, nё anёn tjetёr shfrytëzon instrumente si ndryshimet nё ofertën e parasë dhe me shkallën e interesit me qëllim qё tё ndikojë nё nivelin e çmimeve dhe koston e kredisë. Zakonisht politika monetare përcaktohet nga Banka qendrore e Qeverisë.
7.Cilat jane qëllimet kryesore dhe përfundimtare të politikës monetare?
Qëllimet kryesore dhe përfundimtare të politikës monetare zakonisht janë këto:
a) t’i sigurohet ekonomisë dhe shoqërisë sasia e nevojshme e parasë në qarkullim,
b) vendosja e baraspeshës monetare, d.m.th. barazisë së ofertës agregate dhe kërkesës agregate të parasë, që siguron stabilitetin e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe
c) stabiliteti i parasë së vendit dhe i kursit devizor të tij.
8.Çka sjell deri te deficiti apo suficiti buxhetor?
Deficiti buxhetor shkaktohet nё ato periudha kur qeveria nuk ёshtё a aftё tё financojё tё gjitha shpenzimet e parapara buxhetore nga tё hyrat e saja aktuale.Por kjo do tё shkaktonte jostabilitet dhe pasiguri tek bizneset, dhe do tё rrezikonte financimin e disa segmenteve me interes nё sferёn publike. Pёr tё evituar kёtё, qeveria vendos qё tё futet nё borxhe publike pёr tё tejkaluar diferencat eventuale. E kundёrta ndodh kur qeveria pёrkohёsisht grumbullon mё shumё tё hyra se sa i nevojiten pёr financimin e shpenzimeve aktuale buxhetore. Nё këtë rast qeveria operon me suficit buxhetor.
9.Definimi dhe Ekuacioni i GDP-së ?
Gross Domestic Product ( GDP ) –definohet si vlera totale apo shuma e të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve që prodhohen brenda territorit të shtetit ( pa marrë parasysh kombësinë apo prejardhjen e prodhuesit ) gjatë një kohe të caktuar.
Ekuacioni i GDP-së mund të paraqitet në këtë formë:
GDP = Konsumin + Investimet + Shpenzimet e Qeverisë + Eksporti - Importi
10. Dallimi ne mes te Nominal GDP dhe Real GDP?
GDP real mat produktin total të prodhuar në një ekonomi, për një periudhë të caktuar kohore, por duke marrë parasysh çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me qene viti paraprak ose cili vit caktohet si vit bazë).
GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë të caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin prodhohet produkti (çmimet e tanishme).
Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real në një ekonomi, atëherë kemi inflacion.
11. Dallimi ne mes te ekonomise reale dhe ekonomise monetare?
Ekonomia reale shprehet dhe matet në sasitë e pasurive të prodhuara ose pasurive natyrore (tonelata nafte, tonelata të mallit të prodhuar etj), pastaj në numrin e punëtorëve të punësuar, në sasinë e kapaciteteve të instaluara prodhuese etj.
Ekonomia monetare shprehet në sasinë dhe qarkullimin e parasë (në formë të pagave, rentës, kamatave, masës monetare, depozitave etj). Ekonominë reale e kontrollojnë ndërmarrjet dhe qytetarët, Ndërsa ekonomia monetare është nën kontrollin e pushtetit monetar qendror, i cili ka monopol mbi emisionin e parasë dhe rregullimin e rrjedhave të parasë.
12. Cka është paraja?
Me para kuptojm ë gjithçka të shprehur në njësi monetare që pranohet përgjithësisht si mjet këmbimi e pagese. Si para mund të shërbejë çdo instrument financiar që kryen funksionet e parasë si mjet këmbimi, matës i vlerës dhe ruajtës i vlerës .
13. Domethenia dhe funcionimi I parase?
Paraja është send që (me forcën e zakoneve ose sipas rregullimit shtetëror – ligjor) shërben :
a) si mjet i pranuar nga të gjithë në këmbimin e mallrave dhe
b) si mjet përgjithësisht i pranuar për pagimin e të gjitha borxheve private dhe publike.
14. Shkaqet e dukurisë së parasë gjenden ne?
Shkaqet e dukurisë së parasë gjenden ne:
a) në ndarjen shoqërore të punës dhe specializimin e prodhimit,
b) në pronën private,
c) në nevojën e njerëzve për të tregtuar dhe për të këmbyer produktet e tyre dhe
d) në prodhimin e mallrave.
15. Llojet e parasë?
15.Historia ekonomike njeh lloje të ndryshme të parasë:Periudha e trampës (këmbimi mall me mall) ,Pas parasë mall shfaqet paraja monedhë, Nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII paraqitet paraja e letres ose kartëmonedha, Sot dallojmë:Paranë e gatshme ,Paranë depozitë (bankare) .
16. Paraja, pasuria dhe te ardhurat?
17. Funksionet e parase?
Paraja ka këto funksione:
a) ajo shërben si masë e vlerës së të gjitha mallrave të tjerë,
b) si mjet i këmbimit të mallrave,
c) si mjet i pagimit të të gjitha borxheve private dhe publike,
d) si mjet i kursimit,
e) si formë në të cilën mbahet dhe ruhet një pjesë e pasurisë së përgjithshme dhe
f) si mjet ndërkombëtar i pagesave (paraja botërore) nëse është e pranuar dhe e konvertueshme në tregtinë ndërkombëtare.
18. Format e parase
Forma e parë e këmbimit ka qenë trampa (R1 – R2), d.m.th këmbimi i ndonjë malli që ka një prodhues (por që nuk i duhet) me një mall tjetër, të cilin e ka prodhuesi tjetër .Si para fillimisht jane perdorur guacat,metalet e ndryshme,dhe pijet alkoolike si wiski. Duke mënjanuar të metat e trampës njerëzit kanë zbuluar paranë si ndërmjetëse në tregti.
19. Agregatet monetare ?
Ekzistojnë agregatë monetarë të ndryshëm që përfaqësojnë masa sasiore të ofertës agregate të parasë në një vend.
M1 -Masa themelore e ofertës agregate të parasë është paraja transaksionale, d.m.th. ajo që shërben për transaksione mall-para ose shitblerje të mallrave dhe shërbimeve.
M2 përbëhet nga M1, si dhe kursimi afatshkurtër të cilat si pjesë e pasurisë së dikujt, janë vënë me afat (deri 1 vit) në llogari të kursimeve në bankë.
M3-përmban M2 dhe mjetet para më pak likuide, siç janë depozitat e afatizuara më gjatë se 1 vit (Dor).
M4-përfshin M3 dhe mjetet akoma më pak likuide (Lmin) siç janë depozitat e afatizuara devizore, obligacionet dhe instrumentet e tjera të tregut të parasë.
20. Numroni Arsyet e kalimit nga sistemi i kembimit Barter ne sistemin e pagesave me para?
21. Numroni disa nga karakteristikat kryesore qe nje mall te perdoret si mjet kembimi (para)?
Forma e parë e këmbimit të tepricave të produkteve ka qenë trampa , d.m.th këmbimi i ndonjë malli që ka një prodhues (por që nuk i duhet) me një mall tjetër, të cilin e ka prodhuesi tjetër (por në vend të mallit të vet i duhet malli që ka prodhuesi i parë). Ky “përkim i dyfishtë i rastësishëm i dëshirave” realizohet vështirë dhe ngadalë.
22. Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë
Institucionet më të rëndësishme financiare në shtetet moderne janë:
– bankat,
– shoqëritë e sigurimeve,
– fondet pensionale,
– kooperativat e kursimit – kreditit etj.
Në sistemin bankar dallojmë:
– bankën qendrore dhe
– bankat afariste (komerciale).
23. Banka Qendrore?
Banka qendrore emiton të ashtuquajturën para primare dhe përpiqet të rregullojë sasinë totale të parasë në një vend. Përveç kësaj, ajo rregullon aktivitetin e bankave afariste dhe kujdeset për vlerën e parasë së vendit, pastaj për stabilitetin e çmimeve, detyrimet financiare të shtetit ndaj botës së jashtme etj.
24. Qëllimet indirekte të bankës qendrore?
Qëllimet indirekte të bankës qendrore janë :
-kontrolli i rezervave bankare të likuiditetit,
- kontrolli i ofertës totale të parasë dhe kontrolli i normave të kamatave
25. Bankat Afariste?
Bankat afariste janë ndërmjetës financiar që mbledhin (në formë depozitash të kursimit) tepricat momentale të parasë nga qytetarët dhe ndërmarrjet dhe ua huazojnë qytetarëve e ndërmarrjeve të tjera që kanë deficit të parasë. Bankat afariste realizojnë përfitim si deferencë në mes kamatave aktive (që i arkëtojnë nga huakërkuesit) dhe kamatat pasive (që ua paguajnë kursimtarëve apo pronarëve të depozitës).
26. Cka është Kamata dhe llojet e kamatave ?
Kamata paraqet çmimin për shfrytëzimin e kapitalit të huazuar.
Kamata është çmimi i përdorimit të parasë së huaj (të huazuar), përkatësisht shuma monetare të cilën huakërkuesi ia paguan huadhënësit sipas normës së kamatës .
Dallojme keto lloje te kamatave:
• Kamata nominale
• Kamata reale
• Kamata negative reale
27. Cka është norma e kamatës dhe numroni faktoret qe ndikojne ne normen e kamates?
. Norma e kamatës është shuma procentuale e borxhit total (kryegjësë) të cilin debitori, krahas kryegjësë, duhet t’ia paguajë kreditorit në një njësi kohe – zakonisht në një vit.
b) rreziku i plasmanit ose siguria e kthimit të parasë (huatë me rrezik kanë normë kamate më të lartë),
c) likuiditeti i mjeteve (mjetet likuide të pagimit), pra ato që mund të kthehen shpejt në para të gatshme pa e humbur vlerën zakonisht kanë normë kamate më të vogël, kurse norma e kamatës për mjetet jolikuide është më e madhe),
d) shpenzimet administrative (huatë me shpenzime të larta administrative kanë norma të kamatës më të mëdha).
28. Kamata reale varet nga keta faktore?
- perqindja e inflacionit
- kamata nominale
- raporti i politikes ekonomike ndaj politikes se normes se kamates
- struktura e kapitalit te ndermarrjeve (kapitali vetiak dhe i huazuar)
- te ardhurat per kapital dhe mundesia e formimit te kursimit nga te ardhurat
- inflacioni i pritur
- hapja me e madhe apo me e vogel e ekonomise dhe ndikimi i tregut boteror financiar ne tregun e kapitalit dhe ne sistemin bankar te vendit.
29. Dallimi ne mes te normes nominale te kamatës nga norma reale (formula).
• Kamata nominale– determinon raportet ne mes te ofertes dhe kerkeses se kapitalit hua. Ajo rregullohet me politiken e ekonomike dhe monetare. ndersa
• Kamata reale – paraqet kamaten nominale te korigjuar me indeksin e çmimeve me pakicë (perqindja e inflacionit) dhe logaritet me formulen:
ir = in-p
in = kamata nominale
ir = kamata reale
p = perqindja e inflacionit
30. Nje detyre. ir = in-p?
• Shembull:
in=10%
p=5%, atehere:
ir=in-p=10-5=5%
• Kamata negative reale - tregon se kapitali i huazuar pas nje kohe vjen e “shkrihet”, pasi perqindja e inflacionit eshte me e madhe se kamata nominale.
• Ne kete rast mungon oferta e kapitalit hua ne tregun financiar.
31. Nje detyre (llogaritje e normes e interesit) Cn=C0 (1+r)n?
32. Cka jane Surogatët?
Surogatët (zëvendësuesit) e parasë (latinisht subrogatus = i vënë në vend të tjetrit) janë dokumente zyrtare dhe afariste që zëvendësojnë pjesërisht paranë dhe kanë disa veti të përbashkta me të (p.sh. shërbejnë si mjet pagimi në situatat kur mungon paraja efektive (kartëmonedha ).
33. Dallimi ne mes te tregu te parasë dhe tregut te kapitalit?
Tregu i parasë - tregtohet me funksione afatshkurtra të parasë si mjet qarkullimi dhe pagimi.
Tregu i kapitalit - tregtohet me para si kapital.
34. Cka jane letrat me vlerë?
Letrat me vlerë (anglisht securities, stocks, shares)
Letrat me vlerë janë dokumente me shkrim në të cilat tregohet se pronari i tyre (poseduesi, kreditori ose shfrytëzuesi) gëzon ndonjë të drejtë që mund të realizohet vetëm kur posedon letra të tilla dhe në mënyrë ligjore.
35. Varësisht nga subjekti që emiton letra me vlerë, ato mund të jenë:
Varësisht nga subjekti që emiton letra me vlerë, ato mund të jenë:
• shtetërore (emitohen nga ministria e financave, banka qendrore ose institucionet e tjera shtetërore) ose
• private (emitohen nga ndërmarrjet private, bankat private ose qytetarë të ndryshëm).
36. Letrat me vlerë paraqiten si:
Letrat me vlerë paraqiten:
a) si surogatë të parasë,
a) si instrumente të financimit të aktivitetit ekonomik të qytetarëve dhe ndërmarrjeve,
a) si instrumente të financimit të shtetit dhe
a) si instrumente të politikës monetare me ndihmën e të cilave banka qendrore mundohet të rregullojë tregun e parasë dhe të ndikojë në tregun e kapitalit.
37. Cka jane aksionet e cka obligacionet (dallimi) ?
Aksioni është një titull pronësie ndaj një pjese të pasurisë së shoqërisë ( korporatës ), një letër me vlerë që vërteton se një individ ka investuar vlerën nominale të aksionit dhe se ka të drejtë të marrë pjesë në fitimin e shoqërisë aksionare, në përputhje me vlerën nominale.
Obligacionet- Një obligacion është letër me vlerë që i sjell mbajtësit të tij të ardhura të përvitshme, në bazë të përqindjeve fikse të caktuara më parë.
Obligacioni përbën një detyrim afatgjatë për ndërmarrjen ose shtetin.
38. Çmimi i aksionit në treg = ........?
Çmimi i aksionit në treg = Nxd/ i,
ku simbolet kanë këtë domethënie:
N = vlera reale e aksionit,
d = norma e dividendit,
i = norma e kamatës.
39. Dallimi ne mes te tregut parësor (primar) dhe atij dytësor (sekondar).
Në tregun parësor të kapitalit tregtohen letra të reja me vlerë, kështu që subjektet emituese të këtyre letrave (ndërmarrje, banka etj) paraqiten si shitës të parë të tyre që marrin paranë nga shitja e këtyre letrave.
Në tregun dytësor të kapitalit blihen dhe shiten letrat me vlerë që janë emituar më herët, kështu që në këto punë, si rregull, nuk marrin pjesë subjektet që i kanë emituar këto letra.
40. Cka jan Bursat
Bursat janë institucione në të cilat organizohet dhe realizohet shitblerja sekondare e letrave me vlerë.
Varësisht nga objekti i veprimtarisë dallojmë:
• Bursa të devizave (me të cilat tregtohen devizat),
• Bursat e mallit, (me të cilat tregtohen mallrat e ndryshëm si pambuku, gruri, metalet me ngjyrë, kafja etj) dhe
• Bursat e letrave me vlerë (anglisht: stock exchange) në të cilat tregtohen aksione dhe obligacione. Bursat e tilla më të njohura janë në Nju-Jork, Tokio, Londër, Frankfurt, Hong-Kong, Toronto dhe Cirih.
41. Cilat jane Institucionet kryesore në tregun e kapitalit?
Institucionet kryesore në tregun e kapitalit janë këto:
1.bankat afariste që mbledhin mjetet e lira monetare prej subjekteve të ndryshme dhe ua huazojnë subjekteve të tjera që ndiejnë mungesën e parasë.
2.bursat në të cilat tregtohen mallra (bursat e mallit), devizat ose valutat .
3.tregu OTC (Over the counter market = Në këtë treg shiten dhe blihen ato letra me vlerë që nuk i kanë plotësuar rregullat rigoroze të tregtisë së bursës
4.komisioni i letrave me vlerë që është një organ shtetëror i ngarkuar me rregullimin dhe kontrollin e tregut të letrave me vlerë.
5.shtëpitë ndërmjetësuese (të brokerëve), përkatësisht subjektet afariste që janë të autorizuara për blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë në tregun dytësor.
6.agjencia qendrore depozitare. Ky institucion ka këto detyra:
7.fondet investuese që paraqiten si subjekte të veçanta afariste dhe juridike.
42. Oferta e parase dhe rendesia e saj?
Politika monetare është një lloj i politikës makroekonomike, të cilën (në emër të shtetit) e krijon dhe e zbaton banka qendrore kur rregullon ofertën e tërësishme të parasë, normat e kamatave, kursin e devizave dhe kushtet e kreditimit.
Oferta e parase ka ndikim ne :
Norma e interesit, Inflacioni ,Kthimi I investimeve, BPV, Mireqenja
43. Procesi I ofertes se parase?
Mund të jetë:
a) ekspansive (kur masa e parasë rritet me normë më të madhe se norma e rritjes së produktit shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ulet),
b) restriktive (shkurtuese) (kur masa e parasë apo oferta e parasë rritet më ngadalë se produkti shoqëror bruto dhe kur çmimi i parasë ngritet) dhe
c) neutrale (asnjanëse) (kur masa e parasë rritet me normën e cila vërtitet afërsisht në nivel të normës së rritjes së produktit shoqëror bruto).
44. Ndrrimi I Bazes monetare?
Fed ndryshon bazën monetare duke ndryshuar nivelet e aseteve të saj.
Në një blerje të tregut të hapur Fed blen obligacioneve të qeverisë dhe rrit bazë.
Në një shitje treg të hapur Fed shet obligacioneve të qeverisë dhe zvogëlon bazën.
Fed mund të ndryshoni rezervat dhe baza përmes ndryshimeve në kredi zbritje.
45. Efekti I operacioni I tregut te hapur?
.operacionet financiare në treg të hapur (OMO), d.m.th. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë (obligacioneve shtetërore dhe bonove të thesarit), devizave dhe bonove të arkës (që i emiton banka qendrore). Këto operacione janë një nga mënyrat e mundshme të emisionit ose tërheqjes së parasë, pra një “kanal” ose mënyrë e “futjes” së parasë në ekonomi, përkatësisht mënyrë e “nxjerrjes” së parasë nga qarkullimi.
46. Efekti I kreditit te diskontit?
Kjo është një lloj e normës së kamatës, me të cilën banka qendrore u jep kredi bankave afariste dhe kryen skontimin e kambialeve e të letrave të tjera me vlerë. Normën e diskontos mund ta shqyrtojmë si çmim specifik të përdorimit të parasë primare, që banka qendrore ua jep (në formë kredie) bankave afariste.
47. Multiplikatori Monetar?
Multiplikatori monetar është numri që tregon sa herë mund të rritet maksimalisht sasia e parasë së depozituar në sistemin bankar (d.m.th. masa e parasë), nëse paraja primare (emituar nga banka qendrore) ose depozita fillestare e vënë në bankat afariste nga kursimtarët, rritet në një njësi monetare.
48. Indikatoret primare dhe mjetet e Politikes monetare?
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
49. Operacioni I tregut te hapur?
Oper Operacionet e tregut te hapur. Perbejne instrumentin me te rendesishem te B.Q, keto operacione perfaqesojne shitjen ose blerejn e letrave shtetrore me vlere(bono thesarit, obligacione ETj) ne tregun e hapur. Kjo behet me qellim qe banka qendore te zvogloj ose te rris rezervat e bankave te nivelit te dyte. Keto letra me vlere u shiten firmave, individeve dhe institucioneve finaciare ne tregun e hapur finaciare. Shitjet e letrave me vlere pakeson rezervat e sistemit bankar.
50. Politika e diskontit?
Banka qendrore e ul normën e diskontos kur dëshiron të shtojë ofertën e parasë në formë të kredive me qëllim që, f.v., të mënjanojë jolikuiditetin ose të shtojë investimet dhe prodhimin. Rritja e normës së skontos shkakton efekte të kundërta: zvogëlimin e ofertës agregate të parasë, rritjen e normave të kamatave në treg dhe zvogëlimin e investimeve.
51. Rezervat obligative?
Rezerva e detyrueshme (obligative)/r/. Ajo përbën përqindjen e parasë apo të depozitës, të cilën depozituesit (qytetarë, ndërmarrje etj) e kanë depozituar në bankën afariste, e cila këtë para apo depozitë e mban me vete ose në llogari të bankës qendrore për të siguruar likuiditetin e vet. Banka qendrore e rrit normën e rezervës së detyrueshme sa herë që dëshiron të zvogëlojë tepricën e rezervës së likuiditetit (në bankat afariste) dhe kreditë që jepen nga këto teprica.
52. Qellimet e politikes monetare?

53.Cilat jane disa nga konfliktet (ne periudha afatshkurta) ne mes te qellimeve ekonomike?
54.Starategjia e bankes qendrore ne arritjen e objektivave te politikes monetareKriteriet per zgjedhjen e caqeve ?
55.Kriteriet per zgjedhjen e caqeve ?
56.Cka eshte norma e papunessise.?
Norma e papunësisë është përqindja e njerëzve në ekonomi që janë të gatshëm dhe të aftë për punë, por që nuk janë duke punuar .
-Norma e papuneasise= Nr. I te papuneve x 100
F.punuese
57.Cka eshte fuqia punetore?
58.Numroni dhe shpjegoni tri llojet e papunesise?
Papunesia friksionale-zhvendosja nga nje pune ne tjetren,ose zhvendosja nga nje vend ne tjetrin,pra pikerisht kjo kohe e kerkimit e deri ne gjetjen e vendit te punes paraqet papunesin friksionale.Shkaku i ekzistimit te papunesise strukturore eshte se individi dhe punet nuk jane homogjen por heterogjen dhe mundohen nga informacioni per tregun e punes i cili nuk eshte i plot .
P.STRUKTURORE-kur nje individ behet i papune ne nje sektor te ekonomise i cili eshte ne renje ,dhe nuk i pershtatet llojeve te puneve qe lindin ne dege tjera qe zhvillohen paraqet papunesine strukturore.Ajo papunesi qe zgjat me shume se 6 muaj quhet papunesi strukturore.
PAPUNESIA SEZONALE-dihet se prodhimi eshte i organizuar ne baza sezonale me nje kerkes te larte per pune ne nje periudhe te vitit dhe me nje kerkese te ulet per pune ne periudhen tjeter te vitit.Kjo lloj papunesie nuk mund te reduktohet sepse vet procesi i prodhimit e kerkon nje lloj variacioni te gjere ne prodhim dhe punesim.
PAPUNESIA CIKLIKE-eshte e lidhur ngusht me levizjet here larte e here poshte te aktivitetit ekonomike qe formon ciklet e biznesit.Papunesia ciklike ndodh nga pamaftueshmeria e kerkeses ne shkalle ekonomie per te gjeneruar vende te mjaftueshme pune per ata qe kerkojne pune.
59.Cka thote ligji I Okunit?
Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës së papunësisë, ligj i cili e ka marrë emrin në bazë të zbuluesit të tij Artur Okun.
60.Ekuacioni I shkembimit?
?????
61Teoria Preferenciale e Likuditetit?
Sipas kesaj teorie, normat e kamates determinohen nga raporti në mes të ofertës dhe kërkesës së resurseve monetare.
Ajo bazohet në teorinë e Kejnsit mbi motivet transaksione, syceltsore dhe spekulative për mbajtjen e parave.
62.Teoria Monetare?
63.Teoria Kuantiatative e paras?
64. Balanca reale (pragmatike) e Parase ?
65.Velosciteti i parase?
Shpejtësia e qarkullimit të parasë (valicity) mat koeficientin me të cilin qarkullon oferta monetare në kushtet e një GDP-je të dhënë .
66. Çka paraqet kurba IS?
Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave të interesit dhe nivelet e produktit të tilla që shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat.
67. Si formohet kurba IS?
Duke marrë parasysh efektin e shkallës së kamatës në investime(I) dhe kursime (S) ne mund ta formojmë një kurbë e cila tregon kërkesën e përgjithëshme (agregate) AD për prodhimet të cilat shkaktohën nga ndryshimi i shkallës së kamatës .
Ajo kurbë është kurba IS e cila përfaqëson ekuilibrin e tregut për të mira dhe shërbime.

- Faktoret qe ndikojne ne normen e kamates

68.Kur kemi tepric të AD dhe AS dhe paraqitë grafikishtë?
Oferta dhe kërkesa e tepërt në tregun e të mirave pikat sipër dhe djathtas kurbës IS I korrëspondojnë një ofertë të tepërt për të mira ndërsa pikat poshtë dhe majtas një kërkesë të tepërt për të mira.Në norma më të larta të interesit shpenzimët për investime janë shumë të ulta, ndaj produkti kalon shpenzimet e planifikuara dhe ka një ofertë të tepërt për të mira.

69.Si ndahen tregjet individuale te modelit IS?
Tregjet individuale të ketij modeli (IS) i ndajmë në tri kategori:
•Tregu I të mirave
•Tregu I parave
•Tregu I aseteve
70. Paraqitë grafikishtë tregun e të mirave në ekuilibër?

71. Çka është kurba LM?
Modeli LM, L paraqet kerkesën për para kurse M, paraqet oferten monetare.Pra, kurba LM paraqet ekuilibrin në tregun monetar.
Kurba LM ose kurba e ekuilibrit të tregut monetar, tregon të gjitha kombinimet e normave të interest dhe të niveleve të ardhurave, të tilla që kerkresa për bilance reale është e barabartë me ofertën.Përgjat kurbës LM, tregu monetar është në ekuilibër.
72. Shpjego Grafikonin: Përfitimi i kurbës LM:

73.Çka ndodhë në normën e interesit si pasojë e rritjes në nivelin e të ardhurave?
Një rritje në normën e interest redukton kerkesën për bilance reale.Për të mbajtur kërkesën për bilance reale të barabartë me ofertën fikse, duhet të rritet niveli i të ardhurave.Si rrejdhim, ekuilibri i tregut monetart nënkupton që një rritje në normën e interest shoqërohet me një rritje në nivelin e të ardhurave.
74. Çka e shkakton zhvendosjen e kurbes LM?
Zhvendosjen e kurbes LM e shkakton nje rritje ne oferten monetare duke e zhvendosur kurben LM djathtas.Ndersa nje ulje e ofertes monetare e levize kurben LM majtas.
75. Tregoni poziten e pikave të ofertës së tepërt të paras dhe dhe kërkesës së tepërt të parasë?
76. Çfarë pjerrsi ka kurba LM?
Kurba LM ka pjerrtësi positive.Një rritje në normën e interest redukton kerkesën për bilance reale.Për të mbajtur kërkesën për bilance reale të barabartë me ofertën fikse, duhet të rritet niveli i të ardhurave.Si rrejdhim, ekuilibri i tregut monetart nënkupton që një rritje në normën e interest shoqërohet me një rritje në nivelin e të ardhurave.
77. Komento kurbën LM me kerkes dhe ofert te tepert?

vazhdon....
pasurojeni me pergjigjjet e juaja ..
pasurojeni me pergjigjjet e juaja ..
HTML Comment Box is loading comments...