punuar nga: VALMIR NUREDINI
PUNIM SEMINARIK NGA LËNDA E EKONOMISË
TEMA:”ELASTICITETI I KËRKESËS DHE OFERSTËS”
Elasticiteti i kërkesës
Është fakt i pamohueshëm se ne mes sasisë së kërkuar dhe çmimit egziston proporcion i zhdrejtë, gjegjësishtë nëse çmimi rritet, kërkesa për një të mirë zvogëlohet, dhe anasjelltas nëse çmimi zvogëlohet, kërkesa për një të mirë rritet.
Duke u mbështetur në këtë arrijmë në përfundim se elasticiteti i kërkesës shpreh intenzitetin e reagimit të sasisë se kërkuar të një të mire nëse ndryshon çmimi.
Me fjalë tjera elasticiteti i kërkesës do të na tregon se sa përqind do të rritet sasia e kërkuar për të mirën X, nëse, psh: çmimi i saj zvogëlohet për 10% dhe e kundërta, për sa përqind do të zvogëlohet sasia e kërkuar për të njejtën të mirë, nëse çmimi i saj rritet për 10%.
Në bazë të saj llogaritet i ashtuquajturi koeficienti i elasticitetit të kërkesës.
Ed= :
Të llogariturit e elasticitetit në këtë mënyrë është i lidhur me dy probleme:
I pari: prej formulës lehtë mund të vëtetohet se koeficienti i elasticitetit të kërkesës është në rritje negative,sepse egziston proporcion i zhdrejtë në mes sasisë së kërkuar dhe çmimit.Mirpo,në literaturën ekonomike,për lehtësim të llogarive,është paraparë që koeficienti i elasticitetit gjithmonë të jetë në rritje pozitive dhe neve në analizat e mëtutjeshme kështu do të trajtojmë.
I dyti: kur llogaritet elasticiteti i kërkesës në mes dy pikave të kurbës së kërkesës,të themi psh në mes pikës A dhe B,paraqitet problem,gjegjësisht shihet se elasticiteti i kërkesës është i nryshëm kur kalon nga pika A në piken B,rrespektivisht nga pika B në pikën A.
Ta ilustrojmë këtë me një shembull të thjeshtë
Pika A çmimi= 2nbsp; sasia e kërkuar=60kg
Pika B çmimi=3nbsp; sasia e kërkuar=40kg
Shembulli na tregon se për të mirën X me çmim 2$,sasia e kërkuar është 60kg,me rritjen e çmimit të të njetës të mirë në 3$,sasia e kërkuar zvoglohet në 40kg.Të orvatemi tani ta llogarisim elasticitetin e kërkesës, duke kaluar nga pika A në pikën B.
Ndryshimi i çmimit prej 2$ në 3$, faktikisht dmth,rritje e çmimit për 50% (50% prej 2 është 1).Ndryshimi i sasisë së kërkuar prej 60kg në 40kg thërret zvoglimin për 33% (33% prej 60kg është 20kg) sipas asaj, kofecienti i elasticitetit në këtë rast, i llogaritur sipas formulës së mësipërme, do të jetë 0.66 (33 \ 50=0,66).E kundërta, kur kalon nga pika B kah pika A, çmimi zvogëlohet për 33%kurse sasia e kërkuar rritet për 50%.Koeficienti i elasticitetit do të jetë 1.5 (50 \ 33=1.5). Përmes praktikës është e njohur se kërkesa për të mira të ndryshme, ndryshe reagon,në ndrshimin çmimeve të tyre.Për të mirat e domosdoshme të jetës, psh: buka, vaji sheqeri,etj ndryshimet e çmimeve thjeshtë kanë vëmendje të vogël për ndryshimin e sasisë së kërkuar.
Nëse edhe dukshëm rritet çmimi i bukës, vajit sheqerit,etj njerëzit patjetër e kanë t’i sigurojnë, sepse pa ata nuk mundet. Krejtësisht ndryshe qëndron situata tek të mirat luksoze. Atje ndryshimet e çmimeve kanë ndikim të madh në sasinë që kërkohet, nëse, psh: çmimet e të mirave luksoze dukshëm rriten, ajo synon uljen e kërkesave të tyre, që është normale, për arsye se, të konsumuarit e më pakë të mirave luksoze nuk i kërcënohet egzistencës së njerëzve.
Të supozojmë se vjen deri në 10% të rritjes së çmimeve të tre të mirave krejtësisht të ndryshme A, B dhe C. Është normale që kërkesa e produkteve të ndryshme ndryshe reagon në rritjen e çmimit: ssia e kërkuar per produktin A psh:si rezultat i rritjes së dhjetëpërqindëshit të çmimit, do të zvogëlohet për 20%, për produktin B ulja e sasisë së kërkuar do të jetë 5%, ndërsa te produkti C 10%.
Nëse këto të dhëna i paraqesim në formulën e përgjithshme të koeficientit të elasticitetit të kërkesës do të i fitojmë rezultatet e poshtëshënuara.
Produkti A ed= = 2
Produkti B ed= = 0,5
Produkti C ed= =1
Në rastin e produktit A koeficienti i elasticitetit të kërkesës është 2. Këtu praktikishtë egziston elasticitet në kërkesë për të vetmin fakt që ndryshimi i sasisë së kërkuar është më i madh se ndryshimi i çmimit të produktit, çmimi është rritur për 10%, ndërsa sasia e kërkuar është zvogëluar për 20%. Dmth kërkesa është relativisht elastike ateher kur ajo dukshëm dhe fuqishëm reagon ndaj ndryshimit të çmimit për një të mirë . Në gjithë aso rastesh koeficienti i elasticitetit do të jetë më i madh se 1.
Në rastin e produktit B nuk kemi elasticitet të kërkesës (dmth është relativisht joelastike) në këtë rastë dnryshimi i sasisë së kërkuar është më i vogël se sa ndryshimi i çmimit,gjejgëshisht kërkesa nuk është aq e ndjeshme në ndryshimin e çmimit të një të mire.
Kërkesa relativisht joelastike koeficientin e elasticitetit e hedhë më të vogël se 1.
Në rastin e produktit C kemi të ashtuquajtutën unitare e kërkesës. Në këtë rast koeficienti i elasticitetit është i barabartë me 1,që dmth se sasia e kërkuar rritet dhe zvoglohet proporcionalisht me ndryshimin e çmimit, nëse çmimi rritet për 10% sasia e kërkuar do të zvoglohet për 10% dhe anasjelltas.
Sipas kësaj rrjedh:
· Kërkesa është elastike nëse ed >1
· Kërkesa është joelastike nëse ed <1
· Kërkesa është unitare nëse ed=
Në grafikonet e mëposhme janë të treguar rastet elastike, joelastike, dhe unitare
Burimi: Paul Samuelson and Wiliam Nordhaus Economics,Eighteenth Edition, McGraw-Hil-International Edition 2005, p.68.
Elasticiteti dhe joelasticiteti ekstrem i kërkesës
Kërkesa është ekstreme (perfekt) joelastike kur ndryshimi i çmimit i një të mirë të caktuar nuk rezaton asnjë ndryshim më sasinë e kërkuar për të njejtën të mirë. Kurba e kërkesës në rastet ekstreme joelastike është linjë vertikale dhe tregon që sasia e kërkuar për atë të mirë është e njejtë për çdo çmim.
Rasti tjetër ekstrem elastik i kërkesës egziston atëher kur edhe rritja e vogël e çmimit të një të mire do të thërret që sasia e kërkuar të bjen në zero. Kurba e kërkesës në këtë rast do të jetë horizontale.[1]
Faktorët që përcaktijn elasticitetin e kërkesës
Duke zbatuar logjikën ekonomike, është e nevojshme të njihen disa faktorë që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës, prej nga mund të arrihet në përfundim se kërkesa është elastike joelastike apo unitare. Këto factor janë:
Egzistenca e të mirave zëvendësuese
Zakonisht konsumatorët kanë një shkallë më të lartë reagueshmërie ndaj ndryshimit të çmimit në qoftë se mund të zgjedhim midis disa alternativave.Kur për një të mirë egzistojnë të mira zëvendësuese, konsumatorët mund të sigurojnë të njejtën kënaqësi ose të përafërt nga çdonjëra prej tyre, prandaj do të ketë një reagim të madh në qoftë se çmimi i ndonjërës prej tyre ndryshon.Pra kërkesa bëhet më elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt.Në të kundërtën nëse të mirat nuk kanë zëvendësues të afërt kërkesa është joelastike.
Përcaktimi i të mires
Kur përcaktimi është më i përgjithshëm, zëvendësuesit do të jenë më të paktë dhe kërkesa do të jetë më pak elastike. Për shembull.kërkesa për ushqime do të jetë më pak elastike se kërkesa për mish. Gjithashtu kërkesa për mish do të jetë më pak elastike se sa kërkesa për mish viçi.
Efekti i të ardhurave
Kur të ardhurat e konsumatorit nuk ndryshojn, rritja e çmimit të produktit ul të ardhurat reale të tij, pra e detyron konsumatorin të zvogloj sasin e kërkuar
Të mirat domosdoshme dhe të mirat lukse
Elasticiteti i kërkesës mvaret edhe nga fakti se,nëse të mirat nga konsumatori konsiderohen sit ë mira të domosdoshme apo të mira luksi.Është e kuptueshme që kërkesa për të mirat e domosdoshme do të jetë joelastike, kurse për të mirat e luksit, elastike.Duke mos mohuar faktin që nuk ngjanë njësoj në të gjitha vendet.[2]
Elasticiteti i ofertës
Nëse elasiticiteti i kërkesës tregon reagimin e blerësve ndaj një ndryshimi në çmim,elasticiteti i ofertës tregon reagimin e shitësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëse reagimi i shitësve është i madh, themi se oferta është elastike, nëse reagimi i shitësve është i vogël themi se oferta është joelastike.
Formula e elasticiteti të ofertës është e njejtë ne atë te kërkesës .
Es= :
Kur koeficienti Es është më i madh se 1, oferta është elastike:kur është më i vogël se 1 joelastike dhe kur është i barabartë me 1, oferta është unitare.
Sikurse te kërkesa ashtu edhe te oferta ka disa faktorë që ndikojnë në reagimin e tyre. Këta faktorë janë:
Fleksibiliteti i procesit të prodhimit.
Në qoftë se shitësit mund t i përgjigjen shpejt dhe pa shpenzime një ndryshimi relativisht të vogël të çmimit, oferta zakonisht është shumë elastike.
Kostoja e prodhimit të njësive shtetëse
Kur kostoja shtesë është e lartë,oferta ka tendencë të jetë joelastike.Ndërsa, kur kostoja shtetëse është afërsisht e njëjtë me atë njësisë paraardhëse, oferta ka tendencë të jetë elasitike.
Faktori kohë
Në qoftë se kanë më shumë kohë në dispozicion, mundësitë e ofruesve të mallrave për të treguar ndaj një ndryshimi çmimi janë më të mëdha.Sa më e gjatë të jetë koha, aq më elastike do të jetë oferta.[3]
Pwr rastin tonw le tw na shwrbej si shembull intervista me Dr. Alqi Naqellarin nw shqipwri pwr rastin e rritjes sw çmimeve tw karburanteve ne shqipwri.
Pse është abuzive masa e rritjes së çmimit të karburanteve në ShqipëriNuk kisha ndërmend të prononcohesha ndaj këtij fenomeni por vura re në një intervistë të Kryetarit të Shoqatës së Karburanteve një thënie që më bëri shumë përshtypje. Aty jepeshin argumente se pse ka ndodhur rritja e çmimit të tyre. Ndër arsyet e rritjes së çmimit u veçua tendenca e rritjes së çmimit të karburanteve në bursë, kriza e energjisë elektrike dhe rritjen e akcizës. Me dy të parat nuk po merrem sepse kërkojnë nga një analizë më vete, ndërsa do ndalem tek argumenti i tretë: rritja e akcizës me 4 lekë dhe 0.8 lekë TVSH mbi të dhe në përgjithësi çmimi u rrit me 5 lekë. Ndër të tjera theksohet se kjo rritje me 5 lekë e kostos do kalojë në rritjen e çmimit, pra gjithë rritja do kalojë në çmim dhe këtë do ta përballojë konsumatori. Këtu po ndalem. Ky veprim nuk është i drejtë dhe këtë veprim e quaj abuzim. E quaj të tillë sepse rritjen e nivelit të taksës ose barrën e taksës nuk e përballon njëra pale, por e përballojnë të dyja palët, pra e përballojnë si tregtarët në anën e ofertës ashtu edhe konsumatorët në anën e kërkesës. Përqindja e ndarjes së barrës së taksës diktohet nga një sërë faktorësh të cilët duhet të njihen edhe prej këtyre shoqatave në përcaktimin e çmimeve të shitjes në treg. E theksoj barrën e taksës sepse ndarja e saj varet nga lloji i mallit të tregëtuar. Kështu diferencojmë mallra të domosdoshme si buka, sheqeri, vaji, etj dhe mallra luksi. Barrën e taksës për grupmallrat e parë përgjithësisht e përballon konsumatori, ose bie mbi kërkesë, mdërsa në rastin e dytë e përballon tregtari ose bie mbi ofertë. Pra ndarja e barrës së taksës varet nga elasticiteti i kurbave të kërkesës dhe të ofertës. Sa më joelastike të jetë kurba e kërkesës si në rastin e mallrave të grupit të parë aq më shumë e rëndon taksa konsumatorin dhe e kundërta sa më elastike të jetë ajo aq më shumë rëndon tregtarin. Kështu në asnjë rast edhe në këto dy raste ekstreme nuk e përballon barrën e taksës vetëm njëra palë por ajo ndahet midis këtyre dy subjekteve. Prandaj e quaj abuzim kalimin direkt në çmim të barrës prej 5 lekë të taksës. Si duhet ndarë dhe sa duhej të ishte rritur çmimi në këtë situatë kur ajo u rrit me 5 lekë. Unë do ta trajtoj teorikisht këtë problem, pa pretenduar se llogaritjet e mia do ndikojnë në të ardhmen 100% në përcaktimin e çmimve por që të merren në konsideratë. Këtë do ta realizojmë duke marrë në konsideratë koeficientët e elasticitetit të kërkesës dhe ofertës së ekonomisë amerikane, kjo sepse në Shqipëri nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë për përcaktimin e këtyre koeficientëve. Ndërsa mbi bazë të një studimi të mëparshëm do llogarisim funksionet e kurbave të kërkesës dhe të ofertës. Duke bërë këto veprime do shikojmë se sa përqind duhej të ishin rritur çmimet. Para se të bëjmë këto llogaritje le të shikojmë se cili është sot roli dhe rëndësia e taksave në ekonominë shqiptare
Roli dhe rëndësia e taksave. Sistemi kapitalist ku tashmë po integrohet edhe Shqipëria karakterizohet nga një buxhet taksativ. Kjo do thotë që pjesa kryesore e të ardhurave të buxhetit sigurohet prej taksave dhe tatimeve. Roli dhe rëndësia e tyre përmblidhet në disa drejtime. Kështu nëpërmjet tyre. Bëhet e mundur realizimi i përgjegjësisë dhe detyrimeve financiare të çdo subjekti ekonomik ndaj gjithë shoqërisë interesat e së cilës reflektohen në buxhetin e shtetit.Krijohet njëfarë barazie në detyrimet ndaj shoqërisë në përgjithësi, stimulohet biznesi për nxitjen e rritjes ekonomike, realizohet rishpërndarja e të ardhurave prej shtresave taksapaguese e ndaj shtresave me të ardhura të pakta,realizohen shpenzime për investime e infrastrukture, duke bërë të mundur rritjen e GDP dhe uljen e normës së papunësisë, realizohen shpenzimet operative që çojnë në rënjen e përkohëshme të papunësisë. Shpenzimet operative për punët publike konsiderohen edhe si stabilizues aktivë në periudhat ekstreme të fluktacioneve ekonomike; Bëhet i mundur njëfarë barazimi në nivelet e pagave të përafërta etj; Krijohen kushtet për stabilizimin e çmimeve dhe të një norme të kënaqëshme të rritjes ekonomike; Taksat luajnë rolin e stabilizuesve automatikë për zbutjen e fazave ekstreme të fluktacionit ekonomik. Në këtë grup ndër të tjera përfshijmë taksat mbi të ardhurat personale, taksat e sigurimeve shoqërore dhe taksat mbi fitimin e koorporatave. Përfshihen edhe transfertat e pagesave të cilat sigurohen pikërisht prej taksave.
Si duhen pasojat negative të taksave/Një nga pasojat më negative të taksave është se: Në shumë momente ato nuk bëhen nxitëse ose stimuluese të rritjes së prodhimit dhe të rënjes së normës së papunësisë.Kush i paguan taksat? Nga pagesa e taksave nuk përjashtohet askush me përjashtim të rasteve të njohura me ligj, siç është rasti i pensionistëve apo i veteranëve të luftës etj. Ndërsa kur bëhet fjalë për taksat indirekte ato përballohen prej të gjithve si prej shitësve ashtu edhe prej blerësve. Ato rëndojnë kostot e produkteve për rezultat ato rëndojnë çmimet e mallrave dhe të shërbimeve. Kështu prej tyre nuk veçohet askush, as të punësuarit e as të papunësuarit, as të moshuarit dhe as fëmijtë, as punonjësit buxhetorë dhe as ata që punojnë në ndërmarje private. Blerja nuk përjashton askënd. E rëndësishme është të specifikohet se cilin do rëndojnë më shumë këto taksa konsumatorin apo prodhuesin. Prandaj nuk është kaq e thjeshtë rritja e tyre si në numër apo edhe në përqindje. Pse? Sepse kemi shumë shtresa të pambrojtura që një pjesë të taksave mund ti përballojnë ato. Përcaktimi i përballimit të ngarkesës së taksave është i lidhur me elasticitetin e kurbave të kërkesës dhe të ofertës së mallrave të ndryshëm ashtu si kundër e theksuam edhe më lartë. Prandaj pa ju ngrënë kohën le të shpjegojmë shkurt se çfarë kuptojmë me elasticitet dhe nga se përcaktohet ai.
Me elasticitet kuptojmë shkallën e reagimit të subjekteve ekonomike ndaj ndryshimit të kushteve të tregut, domethënë si reagojnë shitësit dhe blerësit ndaj ndryshimit të çmimeve, të të ardhurave, të mallrave të lidhur etj. Elasticiteti gjen shprehjen e vet në koeficientin e elasticitetit i cili shpreh shkallën e reagimit në përqindje të një variabli ndaj një përqind ndryshim të një variabli tjetër. Konkretisht mund të shprehemi se sa përqind do ndryshojë sasia e kërkuar për karburante për një përqind ndryshim të çmimit të saj. Elasticiteti i kurbave të kërkesës dhe të ofertës përcaktohet nga një sërë faktorësh ndër të cilët mund të veçojmë: Egzistenca e mallrave zëvëndësues të afërt. Një pjesë e mallrave kanë zëvëndësues të afërt ndërsa një pjesë e tyre jo. Kështu akulloret kanë zëvëndësues kasatat ose pepsi kola ka koka-kolën ose mishi i viçit ka mishin e deles etj. Duke pasur zëvëndësues të afërt, ato e kanë kurbën shumë elastike. Pasi duke rritur çmimin e mishit të viçit blerësit i drejtohen mishit të deles. Prandaj sasia e kërkuar është shumë e ndjeshme ndaj çmimit. Një ndryshim i vogël në çmim ul dukshëm sasinë e kërkuar. Në rastin tonë karburanti ka zëvëndësues të afërt energjinë elektrike, gazin e lëngët, drutë e zjarrit etj. E kundërta ndodh me mallrat që nuk kanë zëvëndësues të afërt siç është rasti i bukës. Buka nuk ka zëvëndësues të afërt sepse nuk mund të zëvëndësohet as me mish dhe as me zarzavate. Një rritje në çmimin e bukës do ndikojë pak në ndryshimin e sasisë së kërkuar të saj. Prandaj ajo e ka kurbën e kërkesës inelastike dhe rritjen e taksës thuajse e përballon të gjithë konsumatori. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për mallrat e luksit dhe mallrat e domosdoshëm.
Egzistenca e mallrave të lidhur. Këtu veçojmë mallrat normal dhe inferior si dhe mallrat zëvëndësues dhe plotësues. Më lart analizuam mallrat zëvëndësues por të njëjtën gjë mund të themi edhe për mallrat plotësues.
Të ardhurat në buxhetin e subjekteve ekonomike. Rritja e të ardhurave për konsum sjell rritje të elasticitetit të kërkesës. Kështu kërkesa për automobila bëhet elastike me rritjen e të ardhurave.
Si ndikon elasticiteti i kurbave në shpërndarjen e taksës midis shitësve dhe blerësve. Taksa indirekte ndahet midis shitësve dhe blerësve sepse taksa direkte është nominale dhe nuk ndahet. Kështu nuk ka si të rëndojë koston tatimi i fitimit apo tatim page. Atë e rëndon TVSH. Pikërisht TVSH përballohet prej shitësve dhe prej blerësve. Në kushtet e sotme të ekonomisë shqiptare ku një pjesë e mirë e familjeve shqiptare jetojnë me të ardhura nën minimumin e nivelit jetik nuk mundet që qeveria të mos e marrë në konsideratë këtë fakt.
Çfarë roli luajnë koeficientët e elasticitetit për llogaritjen e funksionit të kurbave të kërkesës dhe të ofertës? Në këtë analizë do t’ju referohemi të dhënave të marra nga statistikat shqiptare si dhe do veprojmë me koeficientë elasticiteti të marrë për ekonominë amerikane, për tregun e karburanteve. Supozojmë se në një vit në Shqipëri tregëtohen 1 milion ton karburante prej të cilëve 300 mijë ton të prodhuara në vend dhe 700 mijë ton të importuara nga jashtë. Kemi marrë një çmim mesatar 130 lekë për një litër. єk = -0.428 dhe єs = -0.355. Çmimin dhe sasinë e dhënë më sipër do t’i konsiderojmë si sasi dhe çmim ekuilibër. Duke marrë në konsideratë koefiçientët e elasticitetit mund të themi se kur: εk/εs<1 ngarkesa e taksës do rëndojë më tepër mbi konsumatorin dhe e kundërta kur raporti është më i madh se 1 ngarkesa do rëndojë më shumë mbi prodhuesin. Në rastin konkret raporti është më i madh se 1, prandaj ngarkesa e taksës do rëndojë më shumë mbi prodhuesin (0.428:0.355 = 1.2) dhe më pak mbi konsumatorin. Këtu e shikoj momentin e abuzimit të tregtarëve për vendosjen e këtij çmimi. Prandaj pa u zgjatur në problemet e bursës e të tjera që për mua janë jo të qenësishme, theksoj se sot në treg çmimi i karburanteve duhej të ishte rritur vetëm me.3 lekë.[4]
REFERENCAT:
[1] Dr.Taki Fiti.Ekonomia fq.54-58
[2] Ahmet M. Sulo H. Dhori K. Stefan Q. Hyrje në ekonomi(Mikroekonomia) Fq.57-58
[3] po aty fq.61-62
[4] http://www.gazeta55.net/index.php?v=op&art=2716&fview=t
VALMIR NUREDINI