Pyetje nga mikroekonomiaKapitulli 1
Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore dhe sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit. 2.Kush jane agjentet ekonomik? Agjentët ekonomik janë: A) INDIVIDI-FAMILJA (në rolin e zotëruesit të burimeve, ofertuesit dhe konsumatorit), B) FIRMA – organizata që prodhon të mira dhe shërbime, C) QEVERIA – SHTETI si vendimmarrës, krijues dhe mbikqyrës i lojës ekonomike etj. 3.Burimet-faktorët-inputet e prodhimit? A) PUNA, B) TOKA, C) KAPITALI, D) SIPËRMARRJA 4.Kuptimi i punës? Aftësia mendore-intelektuale dhe fizike të njerëzve për të punuar-kryer një punë, është njëri prej inputeve-burimeve-faktorëve të prodhimit. 5.Kuptimi i territorit (toka)? Pasuria natyrore që na rrethon e të gjitha llojeve: toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet energjetike, minerale dhe i tërë mjedisi fizik që na rrethon. 6.Kuptimi i kapitalit-elementet e kapitalit? Kapitali – mallrat e prodhuara për prodhimin e mallrave të tjera. Elementet e mallrave janë: Pajisjet, Makinerit, Ndërtesat, Inventari (Produktet e gatshme, gjysëm produktet-produktet në proces dhe lënda e parë). 7.Kuptimi i Sipërmarrësit? Aftësia dhe talenti organizativ i disa njerëzve për menaxhim të inputeve ekonomike si: Puna, Toka, Kapitali. Ai kërkon mundësit zhvillimore të organizatës prodhuese-firmat si dhe merr pësipër rreziqe si dhe sjell novacione-rrisi brenda ndërmarrjes. 8.Konceptet e Ekonomiksit? Konceptet e Ekonomiksit janë: A) Pasuria – përbëhet nga stoku-rrezerva e mallrave dhe shërbimeve, A) Mirëqenia – kënaqësia e individit-grupit shoqëror që nxjerr nga konsumi i pasurisë. Mirëqenia ndahet në: 1) Efiqenca – nxjerrja e dobisë maksimale-kënaqësië maksimale nga përdorimi i inputeve ekonomike, 2) Drejtësia – ndarja-shpërndarja e drejtë e mallrave dhe shërbimeve mes individëve dhe grupeve të shoqërisë. 9.Qka eshte teknologjia? Teknologjia është tërësia e aftësiveit dhe njohurive shkencore në lidhje me përdorimin e faktorëve të prodhimit, ku teknologjia e avancuar rrit produktivitetin-sasin e prodhuar për një njesi të inputit. 10.Ligji i rradhësisë? Ligji i rradhësisë shpallë se mallrat-shërbime janë të rralla-pamjaftueshëm sepse edhe burimet për prodhimin e tyre janë të pamjaftueshëm karshi nevojave të njerëzve për konsum. 11.Zgjedhja-Alokimi? Zgjedhja – është pasojë e rradhësië, ku duhet bërë zgjedhja mes alternativave për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, Alokimi – shpërndarja e inputeve të kufizuara mes nevojave konkuruese të pakufizuara të shoqërisë. 12.Alokimi-problemet kryesore-pyetjet? Alokimi si problem krysor ka disa dimensione dhe i përgjigjet këtyre pytjeve: A) Cfarë të prodhohet, B) Si të prodhohet, dhe C) Për kë të prodhohet. 13.Pjesët e Ekonomiksit? Ekonomiksi ka 2 pjesë: A) Mikro-Ekonomia – studion sjelljen e agjentëve ekonomik, konsumatorëve, firmave të biznesit dhe qeveris, dhe që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e inputeve dhe funksionimin e fatorëve të veqantë të ekonomisë. Në qendër të vëmendjes makroekonomike janë tregjet e mallrave-shërbimeve të vecanta dhe kushtet e ekuilibrit të tye, B) Makro-Ekonomia – studion sjelljet e ekonomisë kombëtare, me studimin e agregatëve ekonomik si: Produkti i Përgjithshëm, Punëzënia Totale dhe Papunësia, Niveli i Përgjithshëm i Cmimeve dhe Inflacioni, Ciklet e Biznesit dhe rritja ekonomike. Pra nuk ka kufi të prerë mes mikro-makro-ekonomisë, por në kohët e fundit po i kushtohet vëmendja gjithnjë e më e madhe e bazae mikroekonomike të dukurive makroekonomike. 14.Kufiri i Mundësive të Prodhimit (KMP)? KMP – shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohore, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiqiente të prodhimit. 15.Rritja ekonomike, Produktiviteti? – është zgjerim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i mundësive të prodhimit e cila kushtëzohet me rritjen e faktorëve të prodhimit dhe përmirësimit të tyre të vazhdueshëm, Produktiviteti – shpresh sasin e prodhuar të produktit për një njësi të inputeve të përdorura, ky koncept është ngusht i lidhur edhe me efiqencës si koncept më të gjerë të efiqencës ekonomike. 16.Llojet e Efiqencës? Ekzistojnë disa lloje të eficencave: a) Efiqenca Ekonomike – shpreh gjendjen e ekonomisë ku askush nuk arrin mirëqenien e tij pa e cënar mirëqenien e tjetrit. Ekonomia nënkupton arritjan e efiqencës prodhuese, alokative dhe shpërndarëse. b) Eficenca Prodhuese – prodhimi i njësive të caktuar të produktit me përdorimin e minimumit të inputeve, pra: Produktiviteti Maksimal i Mundshëm (PMM), c) Eficenca alokative – alokimi i burimeve-inputeve të mallrave aty ku kërkon shoqëria, d) Eficenca në Shpërndarja – shpërndarja e produkteve të prodhuara ku konsumatorët duke i marrë të dhënat e të ardhurave (pas pagimit të kontributit-taksave) dhe cmimet e tregut ku konsumatorët nuk do të donin të shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër. 17.Shpërndarja e burimeve te mbyllura dhe të hapura? Ekonomia e mbylluar – shpërndarja e inputeve dhe niveli i konsumit janë tëpërcaktuara tërësishtë nga niveli i prodhimit. Pra; nuk mund të konsumohet më shumë sesa prodhohet-disponohet. Ekonomit e hapura – lidhen njëra me tjetrën në shkëmbimin e mallrave, shërbimeve, përvojave ku një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vendet tjera, duke zgjeruar mundësitë e konsumit më tej mundësive të prodhit. Pra; Një vend përfiton nga importi e tjetri nga eksporti. 18.Kuptimi i specializimit? Specializimi – përqëndrim në prodhim i vetëm një prodhukti apo disa produkteve si ps.sh:Gruri, Misri, Rrushi, etj. 19.Kuptimi i kosotove oportune? Kosto Oportune – ndryshe quhet Kosto Alternative – kuptohet si sakrificë e bërë – heqja dorë nga një e mirë dhe zgjedhja e një të mire të prodhuar më të vlefshme. Rrjedh nga rradhësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes. 20.Funksioni i Ekonomiksit? Ekonomiksi i ka dy funksione: a) Funksioni-Pohimi Pozitiv, b) Funksioini-Pohimi Normativ. 21.Pohimit Pozitiv-Normativ? Pohimi Pozitiv – përshkruar dhe shpjegon dukurit, agjentët ekonomik që dëshirojnë të arrijë qëllimet e tyre, ku edhe ju përgjigjen pyetjeve: CFARË ISHTE, CFARË ËSHTË dhe CFARË DO TË BËHET? P.sh. Pohimi Pozitiv është: Deficiti Buxhetor i Shtetit – sjell uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të inflacionit, Pohimi Normativ – merr sygjerime rreth rrugëve më eficente për arritjen e synimeve të agjentëve ekonomik. U përgjigjet pyetjeve CFARË DO TË DUHEJ, CFARË DO TË ISHTË MIRË TË NDODHTE. P.sh. Pohim Normativ është – Niveli i papunësisë në Kosovë ëshë i lartë e i cili duhet të ulet. Pohime Normative janë të shkëputura nga vlerësimet morale të synimeve që duam të arrijmë, por ato qëndrojnë në bazë të rekomandimeve politike. 22.Metoda e Studimit ekonomik? Ekonomia studiohet sipas dy metodave kryesore: A) NDUKSIONI – fillon me mbledhjen, përpunimin e më pas analizimin e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimi e lidhjeve te variablat e studiuara dhe të nxirret një përfundim-konkluzion-hipotezë të caktuar. Pra cdo informat e marrë ndahet dhe studiohet e detajizuar. B) DEDUKSIONI – është verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra e cila shërbehet me teoremën APRIORISTIKE, e cila duket e arsyeshme e bazuar në ide të natyrshme dhe nuk janë rrjedh drejtpërdrejtë nga evidencat statistikore, e kjo teorem demostrohet logjikisht në kontekstin e një modeli ekonomik si një paraqitja të thjeshtëzuar të realitetit ekonomik të ndërtuar mbi supozime-konkluzioneve. Pra, prej informatave analitike bashkohen që të formohet kjo metodë.-Deduksioni. 23.Ekonomia shkenca empirike apo ekzakste? Ekonomia si shkencë shoqërore është empirike e jo ekzakte, ku ligjet ekonomike janë ligje mesatare dhe nuk shprehin raportin ekzakt, ku më së miri e spjegon sjelljen e grupeve shoqërore sesa të individëve, ku kjo shkencë gjen rregullsi dhe kur ka diferencat e mëdha në sjelljet e individëve. 24.Metoda tjera ekonomike-grafike? Metodat ekonomike-grafike janë: A) Grafiku mes dy faktorëve-inputeve, B) Grafiku i serive kohore, C) Grafiku i shpërndarë, D) Metoda statistikore. 25.Çka është Ekonometria? Ekonometria – është nevoja gjithnjë më e madhe e përdorimit të metodave statistikore për formulimin e një teorie ekonomike dhe verifikimin e saj. Ekonometria ndër të tjera merret me studimin e drejtimit-menaxhimit dhe të forcës së lidhjeve të variablave ekonomik. Kapitulli 2 26. Kush e përcakton çmimin, sasin e tregut? Çmimin dhe Sasin e tregut e përcakton ballafaqimi në treg i blerësve dhe i shitësve të produkteve të prodhuara. 27.Pse duhet njohur kërkesën dhe ofertën? Për të kuptuar: A) Si arrihet gjendja e ekuilibrit të tregut në kushtet e përgjithshme të tij, B) Ndryshimin e çmimit në periudhat e ndryshme kohore, C) Pse çmimet e fiksuara me ligj ndikojnën në sasin dhe cilësin e mallrave që këmbehen, D) Si bëhet racionimi i inputeve të pamjaftueshme nëpërmjet sistemit të çmimeve në një treg konkurencial. 28.Për një ekonomist-joekonomist cka paraqet kërkesa? Për një ekonomist – Kërkesa paraqet sasin e një produkti që konsumatori-blerësi është njëkohësith i gatshëm dhe në gjendje të bleje më çmime të ndryshme të mundshme, gjatë një periudhe kohore, Për një jo-ekonomist – termi kërkesë i regerohet thjeshtë një sasie të caktuar produkti. 29.Dallimi në mes nevojave dhe kërkesës? Që një blerës të ketë kërkesë për produkt nuk është e mjaftueshme të ketë vetëm nevojë për të, por edhe të jetë në gjendje ta e blejë atë produkt, 30.Çka paraqet ligji i kërkesës?
32.Pse vetëm faktori “Çmim” merret në konsiderat, ndërsa të tjerët lihen apo supozohen si konstante? Merret në konsiderat vetëm faktori çmim për arsye se është bruim kryesor i informimit rreth pamjaftueshmërisë relative të burimeve, ndryshimin e nevojave dhe të tjera dukuri të ekonomisë së tregut. 33.Cilat janë faktorët tjerë që ndikojnë në kërkesës? Faktorët tjerë janë: A) Të ardhurat e konsumatorëve, B) Çmimet e mallrave plotësues dhe zëvendësues, C) Pritjet e konsumatorëve për të ardhurat dhe çmimet, D) Numri i konsumatorëve, E) Shitjet dhe preferencat e konsumatorëve. 34.Analizoni faktorët e kërkesës? A) Të ardhurat e konsumatorëve – janë faktorë përcaktues që jogjithmonë bënë që konsumatorët të blejnë më shumë produktet, por ndodh që edhe të kursejnë. Ekzistojnë dy lloje të mirash: 1) Të Mira Normale – kërkesa ndryshon njëjtë me të ardhurat, dhe 2) Të Mira Inferiore – kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me të ardhurat. Pra; Mallrat me cilësi të lartë janë të mira normale, ndërsa Mallrat me cilësi më ulët janë të mira inferiore. B) Çmimet e mallrave pltësues dhe zëvendësues – janë faktorë alternativ-oportun mes të mirave të ndryshme-shërbimeve. P.sh. Gruri-Misri (zëvendësues), dhe Karburanti-Automobili (plotësues). Pra; Ndryshimi në cmimin e një malli ndikon në përpjestim të drejtë te kërkesa për zëvendësuesin e atj malli. Ndryshimi në cmimin e një malli ndikon në përpjestim të zhdrejtë te kërkesa për potësimin e atij malli. C) Prijtjet e konsumatorëve – janë parashikimet për të ardhmen, për ndryshimin në të ardhurat, cmimet e mallrave që konsumojnë. Kjo rrit kërkesën për të mirat normale dhe ul kërkesën për të mirat inferiore. D) Numri i konsumatorëve – është njëri prej faktorëve përcaktues ku kërkesa së bashku me ofertën e tregut janë përcaktuese të cmimit relativ të produkteve. Pra Kërkesa e tregut – paraqitet si shuma e kërkesave individuale të konsumatorëve. Përshembull një person është i gatshëm të blejë 15 njësi nga X malli me cmim prej 20euro. Ndërsa personi tjetër është i gatshëm të blejë 10 njësi nga malli X me të nëjtin çmim, pra duke supozuar se këta dy persona formojnë tregun këtu kurba e kërkesës së tregut pasqyro faktin se së bashku ata do të blejnë 25njësi me çmim 20euro. Përveq kësaj edhe ndryshimet në shpërndarjen e popullsisë sipas grupmoshave, gjinisë apo nga pikëpamja territoriale mund të shkaktojëndryshimin e kërkesës për produkte të veçanta. E) Shijet dhe Preferencat – ndikohen ngapërmirësimet e cilësisë së produktit, reklamave të suksesshme apo të tjera faktor që bëjn përzgjedhjen e produkteve që konsumatorët parashohin dobin që dëshirojnë ta e nxjerrin nga konsumi i produkteve të ndryshme. P.sh. vlerësimi i shijeve të tij për vajtjen në një ndeshje sportive dhe çmimin që është i gatshëm ta e paguaj do të varet nga preferencat e tij për sportin ose futbollin ose ndonjë spoprt tjetër. Ai për të shikuar futboll duhet të paguaj 5euro për bilet ndërsa për basketboll 1euro, pra ai e zgjedh futbollin per aryse se e preferon më shumë këtë sport. 35.Çka përfaqëson “Oferta” Oferta përfaqëson sasit e një produkti që shitësit janë njëkohësishtë të gatshëm dhe në gjendje të ofrojnë për shitje me çmime të ndryshme, gjatë një periudhe të caktuar kohore, kur faktorët e tjerë janë konstant. 36.Çka paraqet “Ligji i Ofertës”? Lilgji i Ofertës – thotë se shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten dhe do të ofrojnë sasin më të vogël të produkteve atëherë kur cmimet ulen. 37.Nga buron “Ligji i Ofertës”? Ligji i ofertës buron nga parimet e zgjedhjes racionale ku përfitimi shtesë që merret nga ofrimi i një njësie produkti është çmimi i pritur i tij. Këtu prodhuesi është i gatshëm të ofrojë një njësi shtesë vetëm kur çmimi i saj ështëh më i lartë ose të paktën i barabartë me koston shtesë. Pra; çmimi dhe kostoja shtesë lidhën në të njëjtën mënyrë si çmimi dhekënaqësia shtesë në rastin e kërkesës. 38.Çka është “Kostoja Marxhinale-Kostoja Shtesë”? Kostoja shtesë – rritet kur rritet sasia e prodhuar, pra dikton nevojën për rritjen e çmimeve më të larta për produktet e tyre në mënyrë që të mbulojnë kostot shtesë më të larta që ka patur prodhuesi. 39.Cilët faktorë ndikojnë në Ofertë? Faktorët kryesor që ndikojnë në ofertë janë: A) Çmimet e faktorëve të prodhimit, B) Teknologjia e përdorur, C) Çmimet e mallrave të lidhur, Ç) Pritjet e konsumatorëve, D) Numri i ofruesve. 40.Analizoni faktorët që ndikojnë në Ofertë? A) Çmimet e faktorëve të prodhimit – janë faktorë përcaktues që ndikon në koston e produktit. Pra; një rritje në çmimin e burimeve rrit koston-shpenzimet e produkteve dhe në kushtet e çmimit të ofruar në tregun e produktit e ul ofertën, dhe e kundërta e sajnjë ulja në çmimin e burimeve ul kostot-shpenzimet e produkteve dhe në kushtet e çmimit të dhënë në tregun e produktit rrit ofertën. B) Teknologjia – nënkupton aftësia dhe njohuria shkencore që përdorut për të prodhuar në mënyrë efiçente-me nje kosto më të ulët, dhe me këtë çon në një rritje të ofertës. C) Çmimet e mallrave të lidhur – këtu duhet bërë analiza dhe krahasimi i alternativave të mundshme për marrjen e vendimeve. P.sh. Bujqit duhet të zgjedhin se çfarë (grurë apo misër) dhe prodhuesit e televizorëve do të duhet të bëjnë zgjedhje se çfarë do të duhej të prodhonin (TV me ngjyra apo bardh e zi). Pra si bujku si prodhuesi i TV-ve mund të bëjnë prodhimin e të dy produkteve por profiti apo kapaciteti prodhues që do ta kenë do të jetë i kufizuar, pra do të prodhojnë më pak. Pra mosprodhimi i grurit apo televizorëve bardh e zi rrit koston oportune të prodhimit të misrit apo telvizorëve me ngjyrë. Rritja e kostos oportune do të shoqërohet me uljen e ofertës së njërit produkt ndaj produktit tjetër dhe e kundërta. Ç) Pritjet e konsumatorëve – është parashiqimi i asaj se çka do të ndodhë në të ardhme në mënyrë që ti marrin vendimet e tyrë për ofertën e produkteve. P.sh. një prodhues i këpucëve pret që kërkesa për këpucë të rritet në të ardhem, ai do të ulë shtjen aktuale të këpucëve ose do të krijoj rezerva të këpucëve në mënyrë që të shesë më shumë kur çmimi të jetë rritur. Një kosto oportune më e lartë e ul ofertën. Pra; kur pritet që çmimet të rriten oferta aktuale do të synojë të ulët dhe kur çmimet priten të ulen oferta aktuale synon të rritet. D) Numri i konsumatorëve – është kalimi nga ofertaindividuale në ofertën e tregut, pra shuma e oertave individuale në një kohë të dhënë bëhet numri i ofertave. Një rritje e numrit të ofertave do të thotë rritja e sasisë së produkteve të ofruara për shitje për çdo çmim, dhe me këtë rast krijohet edhe konkurenca ofertuese. Pra; rritja e numrit të ofruesve rrit ofertën e tregut, dhe ulja e numrit të ofertuesve e ul ofertën e tregut dhe krijon monopolizimin e tregut. 41.Çka janë Përfitime shtesë dhe Kosto shtesë? Përfitime shtesë – janë kur oferta dhe kërkesa synon të marrë më shumë nga përfitimet e tregut, Kosto shtesë – kur oferta dhe kërkesa mundohet të ketë më pak humbje gjatë investimeve në treg. 42.Cila është rruga e vetme që të pajtohen oferta dhe kërkesa në treg? Rruga e vetme që oferta dhe kërkesa në treg të pajtohen janë Ekuilibri i ofertës-kërkesës në treg. 43.Çka paraqet Ekuilibri i Tregut? Ekuilibri i Tregut – paraqetgjendjen e tillë që blerësit dhe shitësit nuk kanë arsye të ndryshojnë sjelljen e tyre për arsye veprojnë në treg shumë blerës dhe shitës në mënyrë të pavarur dhe asnjëri prej tyre as blerësi apo shitësi individual nuk ka mundësi të ndikojë te çmimi i tregut. Pra këtu nuk ka as kërkesë të tepërt e as ofertë të tepërt. Sasia dhe kërkesa janë të barabarta dhe kësaj situatë më së miri i përgjigjet një çmim tregu i cili quhet çmimi i ekuilibrit? 44.Çka paraqet çmimi i ekuillibrit? Çmimi i ekuilibrit – paraqet çmimin për të cilin sasia e kërkuar dhe e ofruaj janë të barabarta. Pra është një kompromis midis interesave të shitësve dhe blerëve. 45.Çka paraqet “Mungesa”? Mungesa – është niveli i çmimeve më të ulët se çmimi i ekuilibrit dhe sasia e kërkuar e tejkalon sasin e ofruar që bënë presion për rritjen e çmimit. 46.Cili është dallimi mes Mungesës dhe Pamjaftueshmërisë? Mungesa – është situatë tregu në të cilën sasia e kërkuar tejkalon sasin e ofruar e që mund të eliminohet duke u rritur çmimet etregut deri në nivelet e ekuilibrit të çmimeve të tregut. Pamjaftueshmëria - pasqyron faktin se inputet janë t ë kufizuara dhe nevojat janë të pakufizuara. 47.Sa janë të nevojshme Investimet Private? Investimet Private – janë mjaft të nevojshme dhe si rezultat i zaj bënë gjallërimin e pjesëmarrjes së fuqishme të kapitalit të huaj të kombinuar me atë vendor, pra edhe arrin në nivele te qilla që të thith gjithë popullsinë e aftë për punë, ku edhe niveli i të ardhurave për frymë-banorë do të shumëfishohet. 48.Kur fitohet ekuilibri i ri? Ekuilibri i Ri – fitohet kur kërkesa dhe oferta rriten këtu do të fitohet Ekuilibri i ri rritës dhe kur oferta dhe kërkesa ulen do të krijohet Ekuilibri i rri zvogëlues. 49.Si bëhet racionimi i burimeve të pamjaftueshme? Burimet e pamjaftueshme të të mirave racionohen midis përdoruesve të tyre dhe kjo nuk bëhet as me planifikim qëndror e as nga ndonjë komision apo zyrë e posaçme, por mekanizmi që koordinon vendimet e shitësve dhe blerësve është tregu duke u dhënë përgjigje tre pyetjeve bazë: 1)Për kë të prodhohet, 2) Si të prodhohet dhe 3) Çfarë të prodhohet. 1) Për kë të prodhohet – vendoset pjesërisht nga aftësia për të paguar. Kush i ka paratë e nevojshme bëhet zotërues i një të mire, kush nuk i ka paratë ose kush i ka por i përdor për qëllime të tjera, nuk e merr të mirën në fjalë. Pra zotërimi i të mirave bëhet nga ata që plotësimin e nevojave të tyre e mbështesin me para. 2) Si të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjajshme me të parën, sepse çmimi më i lartë i të mirës bën që prodhuesit të harxhojnë më shumë për të siguruar teknologji të përparuar dhepër kushte sa më efiçente. 3) Çfarë të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjajshme, sepse ku rritja çmimit të një të mire shërben si shkak për një ofert më të madhe të saj dhe është një sinjal që nxit kalimin e burimeve për prodhimin e kësaj të mire, dhe nga shumë faktor e ndër të tjerë nga karakteristikat si gjinia, mosha etj, Pra; në të trija përgjigjet e mësipërmes ekziston termi “Pjerësisht” pasi që tregu i një të mire të caktuar nuk është një treg i izoluar, një ishull i mbyllur në vete, por është i lidhur me trgjet e të mirave të tjera pltësuese ose zëvendësuese të së mirës në fjalë si dhe me tregjet e faktorëve që përdoren për prodhimin e kësaj të mire. 50.Si bëhet përcaktimi i çmimit në ekonomin e tregut? Problemi i përcaktimit të çmimit realizohet në një bashkësi tregjesh të ndërvarura dhe nuk paraqet vetëm “ekuilibrin” e pjesshëm të një tregu të vetëm sikurse është rasti tek ekonomit e mbyllura. 51.Çka është “Dis-Ekuilibri? Dis-Ekuilibri – është gjendja e tregut ku mund të ekzistojnë tepricat ose mungesat e mallrave-shërbimeve të ofruar apo të kërkuara në të cilën shitësit dhe blerësit bëjnë presion njëri në tjetrin për uljen ose ngritjen ose ngritjen e çmimit, pra për aq kohë sa ekziston ky presion për aq kohë i duhet tregut për të arritur gjendjen ekuilibruese ekziston gjendja e kundërt e quajtur “Dis-Ekuilibër”. Pra ekziston gjendja e Dis-Ekuilibrit kur sasia e kërkuar nuk është në përputhje me sasin e ofruar, gjegjësisht nuk ëshë e barabartë. 52.Çka është Teoria e Kërkimit? Teoria e Kërkimit – është teoria e re që merret me analizimin e Dis-Ekuilibrit, ku në themel të kësaj teorie qëndron informacioni jo i plotë që ka në bazë paaftësinë e agjendtëve ekonomik për të parashkuar saktë prodhimin e të mirave nga njëra anë dhe kërkesën për këto të mira nga ana tjetër. Pra informacionet jo të plota bëjnë që subjektet ekonomike të perfeksionojnë parashikimin për çmimet dhe sasitë për të cilat tregu shkon në ekuilibër. 53.Çka është Ankandi? Ankandi – është njëra prej metodave mjaft të mira për zbulimin e çmimit apo ekuilibrin e tregutku barazohet kërkesa totale me ofertën totale, por pjesa më e madhe e tregjeve nuk funksionojnë si ankandet, gjë gjë ndikojnë faktorë të ndryshëm për mosplotësimn e kushteve të konkurrencës së plotë 54.Kush ndikon në vazhdimin e Dis-Ekuilibrin e tregut? Në zgjatjen e disekuilibrit përveq informaiconeve jo të plota për tregun ndikojnë edhe faktorë të ndryshëm si: a)Imponimi i qeverisë – mund të jetë në: 1) Natyrën e mekanizmit konkurencial (sistemin fiskal), dhe 2) Jashtë natyrës konkurenciale (jashtë sistemit fiskal), siç është rasti i çmimeve tavan dhe çmimeve dysheme, b) Mos-Realizimi i planeve të prodhimit, c) Gjendja e një ekuilibri të paqëndrueshëm. 54.Çka është çmimi tavan(maksimal) dhe çmimi dysheme (minimal) ? Për të kuptuar çmimin tavan do ta ilsutrojmë me shembullin e tregut të benzinës. Supozojmë sepër arsye të caktuara qeveria vendos një çmim tavan-maksimal prej 1euro/litër. Për çmimin maksimal-tavan kërkesa nuk përputhet me ofertën. Konsumatorët kërkojnë më shum benzinë, por bezina për të plotësuar kërkesën “e tepërt” nuk ka. Pra zgjidhja e vetme më e mirë është racionimi i konsumit me anë të sistemit të triskësimit. Funksioni i triskave është që të kufizojnë kërkesën. Pra zhvendosja e kurbës nga një vend në tjetrën. Për ta kuptuar rasin e çmimeve dysheme-minimale duhet që të ilustrojmë me shembullin e pagave minimale. Supozojmë se paga minimale fiksohet me ligj. Ku ekziston edhe ekuilibri i detyruar. Me këtë pagë minimale do të zvogëlohet numri i punëtorëve, dhe me këtë rast dëmtohen pikërisht ata që duhet ndihmuar. Mbi këtë bazë shumë ekonomist janë shprehur kundër përcaktimit me ligjtë pagës minimale, e sidomos ata ekonomistë liberal. Kapitulli 3 1..Çka dëshirojnë të dijnë konsumatorët dhe ofertuesit? Konsumatorët dhe Ofertuesit deshirojnë të dinë se si ndryshon kërkesa dhe oferta kur ndryshojnë faktorët përcaktues të tyre por edhe sesa është masa e këtij ndryshimi. P.sh. Firmat dhe Qeveria janë të interesuara për të patur sukses për veprimtarin e tyre të kenë njohuri mbi konceptin e elasticitetit. Firmat dëshirojn të dinë se çfarë ndikimi ka ndryshimi i çmimit të një të mire në sasin e kërkuar të saj në mënyrë që të marrin vendimet ekonomike në përputhje me synimet e tyre. Ndërsa qeveria kërkon të dijë se çfarë efekti do të ketë rritja ose ulja e një takse të aplikuar ndaj një të mire ose shërbimi, në sasinë dhe çmimin e ekuilibrit dhe në çfarë do të ndodhë me totalin e të ardhurave që sigurohet nga kjo taksë kur niveli i saj ndryshon. 2. Çka shpreh Elasticiteti? Elasticiteti shpreh shkallën e reagimit tëmit të së mirës, të ardhurave të konsumatorit, ç xubjekteve ekonomike (prodhuesit dhe konsumatorët) ndaj ndryshimit të kushteve ekonomike të tregut (ndryshimit të çmimit të së mirës, të ardhurave të konsumatorit, çmimit të të mirave plotësuese apo zëvendësuese, kostot e prodhimit etj.) 3. Kur është kërkesa elastike e kur joelastike? Kërkesa është elastike kur konsumatorët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, dhe JoElastike kur konsumatorët nuk janë edhe aq të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimeve. 4. Si matet elasticiteti? Elasticiteti është shkalla e reagueshmërisë së konsumatorit, i cili matet në përqindje. 5. Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar? Përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar llogaritet duke pjesëtuar diferencën e sasive të kërkuara (q2-q1) me mesataren e dysasive %ΔQ=(q2-q1) * 100 (q2+q1)/26.Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar me rasitn e rritjes së çmimit? %ΔQ=(q2-q1) * 100 q2 7. Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar me rastin e uljes së çmimit? %ΔQ=(q2-q1) * 100 q1 8. Çka është elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin ? %ΔP= (p2-p1) *100 (p2+p1)/2 9.Sa lloje të elasticiteteve ekzistojnë? Ekzistojnë dy lloje të elasticiteteve: Elasticiteti zonal i kërkesës: Ed= (q2-q1) : (p2-p1) (q2+q1)/2 (p2+p1)/2 B) Elasticiteti pikësor i kërkesës: Ed= ∆q . p ∆p q 10. Çka është koeficienti i elasticitetit? Koeficienti i kërkesës është vlera që merret nga zbatimi i formulës së llogaritjes së elasticitetit. 11. Çka përfaqëson pjerrësia? Pjerrësia përfaqëson koeficientin e ndryshimit absolut në sasi dhe në çmim mes dy pikave të lakores lineare dhe është konstante përgjatë gjithë kurbës, elasticiteti përfaqëson koeficientin e ndryshimit në përqindje të sasisë në lidhje me ndryshimin në përqindje të çmimit dhe është i ndryshën nëpika të ndryshme të lakores. 12. Cilat janë dy raste ekstreme të kurbës së kërkesës? Dy rastet ekztreme janë kur kurba e kërkesës është plotësishtë elastike nënkuptohet kur çmimi rritet qoftë edhe pak mbi nivelin e ekuilibrit, sasia e kërkuar bie në zero, dhe koeficienti i elasticiteti të kërkesës është infinit (e=α). Në këtë rast nuk do të shitej asgjë nëse do të tentohetj të vendoset një çmim më i lartë se ai i tregut. Ndërsa rasti tjetër ekstrem kemi atëherë kur kërkesa është plotësishtë elastike dhe kurba është vertikale që tregon se sasi e kërkuar nuk ndryshon me ndryshimin e çmimn. Domethënë koeficienti i elasticitetit të kërkesës është zero (e=o). 13. Çka kuptojmë me konceptin e elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin? Koncepti i elasticitetit lidhur me çmimin u tregonprodhuesve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tyre totale nëqoftëse ndryshojnë çmimet e shitjes së produkteve (pra; të ardhurat totale janë të barabarta me produktin e sasisë me çmimin (Q*P). 14. Cilat janë faktorë të tjerë që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin? Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin janë: ekzisteca e të mirave zëvendësuese, përcaktimi i të mirave, efekti i të ardhurave, faktori kohë, të mirat e domosdoshme dhe të luksit. 15. Çka është ekzistenca e të mirave zëvendësuese? Kur ekzistojnë alternativat zëvendesuese dhe për to rritet shumë çmimi i ndonjërës prej tyre do të ketë reagim të madh. Nëse rritet çmimi i biletës për autobus atëherë shiqohet mundësia e zëvendësimit në transportin hekurudhor, duke pakësuar gradualisht kërkesën për transport automobilistik. 16.. Çka është përcaktimi i të mirës? Kur përcaktimi është më i përgjithshëm zëvendësuesit do të jenë më të pakët dhe kërkesa do të jetë më elastike. P.sh. kërkesa për bukë to të jetë më e vogël sesa kërkesa për mish 17.. Çka është efekti i të ardhurave? Të ardhurat ndikojnë dukshëm në elasticitetin e të mirave, pra kur të ardhurat nuk ndryshojnë rritja e çmimit të produktit ul të ardhurat reale dhe e detyron të zvogëloj sasin e kërkuar. 18.. Çka është faktori kohë? Për një periudhë të shkurtër kohore tendencat për të reaguar ndaj çmimit janë shumë më të vogla nëkrahasrim me situatën kur koha në dispozicion të konsukatorit për të marrë një vendim është më e gjatë. P.sh. supozoni se jeni duke udhëtuar nga një qytet në një tjetër në një ditë vere dhe keni etje të madhe, gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan që ka vetëm një llojpije freskuese me çmim të lartë, ju do të shtyni që të mos pagoni deri në atë moment-kohë kur të shihni se nuk keni alternativa tjera për ta shuar etjen dhe do të pranoni të paguani atë çmim aq të lartë. 19. Çka janë të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit? Të mirat e domosdoshme janë të mirat krysore për ekzistencën fizike (ushqim, kujdes mjekësor etj.), por edhe të mirat për një standart të pranueshëmjetese. Këtu kërkesa është joelastike. Të mirat e luksit që kalojnë standardin minimal të ekzistencës fizike dhe për këtë kërkesa është elastike. 20. Cilat janë llojet tjera të elasticitetit? Llojet e elasticitetit janë: a) elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin, b) elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat, c) elasticiteti i tërthortë i kërkesës, d) elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin. 21. Çka është elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat? ey= (q2-q1) : (y2-y1) (q2-q1)/2 (y2+y1)/2 Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat (ey) mat reagimin e kërkesës ndaj ndryshimit të të ardhurave. Ku kërkesa për të mira normale ndryshon në të njëjtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave, ndërsa kërkesa për të mirat inferiore ndryshon në drejtim të kundrt me ndryshimin e të ardurave. 22. Çka është elasticiteti i tërthortë i kërkesës? Elasticiteti i tërthortë i kërkesës mat reagimin e kërkesës së konsumatorëve për të mirën A kur kemi një ndryshim në çmimin e së mirës B që është e lidhur me të. EA* B= (q2-q1)A : (p1+p1) B (q2+q1)A /2 (p1+p1) B/2 23. Çka është elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin? Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin (es) tregon-mat reagimin e blerësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëses reagimi i shitësve është i madh themi se oferta shtë elastike dhe nëse nuk kemi reagim të madh themise oferta është joelastike. Kur koeficienti është më i madh se 1 është oferta elastike dhe e kundërta. 24. Cilat janë faktorët që e përcaktojnë elasticitetin e ofertës? Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e ofertës janë: a) Kostoja dhe mundësia për tu depozituar produktim – sa më e ulët të jetë kosotja e depozitimit dhe sa më i lehtë të jetë depozitimi aq më elastike do të jetë oferta, b) Fleksibiliteti i procesit të prodhimit – kur shitësit ti përgjigjenshpejt dhe pa shpenzime një ndryshimi relativisht të vogël të çmimit oferta zakonisht është shumë elastike, c) Kostoja e prodhimit të njësive shtesë – është afërsishtë e njëjtë me atë të njësisë paraardhëse, oferta ka tendencë të jetë elastike, d) Faktori kohë – në qoftëse kanë më shumë kohë në dispozicion, mundësit e ofruesve të mallravepër të reaguar ndaj një ndryshimi çmimi janë më të mëdha. Sa më e gjatë të jetë koha aq më elastike do të jetë oferta. Kapitulli 4 I
2.Ku ndesh konsumatori gjatë marrjes së vendimeve? Konsumatori gjatë marrjes së vendimeve se çfarë do të bleje ndeshet me Kufijt sasior të parave. 3.Nga çka varet kufizimi monetar individual? Kufizimi monetar individual varet nga e ardhura korrente e tij, kursimet e mëparshme, mundësit për të marrë kredi-hua etj 4.Çka bënë konsumatori racional? Konsumatori racional nuk blen një produkt nëse parashikimi shtesë që ai parashkon të marrë prej tij është më i vogël se shpenzimi shtesë për blerjen e tij. 5.Për çka blejnë konsumatorët mallrat dhe shërbime? Konsumatorët blejnë mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e tyre ku pëfitimet nga blerjet e tyre përfaqësojnë kënaqësit që sigurohen nga konsumi i tyre. 6.Çka bënë konsumatori kur ka mundësitë monetare të kufizuara? Kur ka mundësit monetare të kufizuara konsumatori nuk mund të blejë çdo gjë që i jep kënaqësi apo ato që i japin kënaqësi më të madhe. P.sh. konsumatori mund të përitonte më shumë kënaqësi nëse do të blinte një makinë në krahasim me një biçikletë por megjithatë është i detyruar të blejë biçikletë nga shkaku i mundësive të kufizuara të mjeteve monetare që i posedon konsumatori. 7.Me çka përballet konsumatori gjatë zgjedhjes? Zgjatë zgjedhjes konsumatori përballohet me koston oportune. P.sh. nuk është kosto oportune nëse shpenzojmë 10euro për një libri në vend të një koncerti apo ndonjë ndeshje futbollistike, por kosto oportune në terminologjin ekonomike është kënaqësia që konsumatori përjeton nëse e lexon librin apo e shiqon koncertin apo ndeshjen futbollistike. 8.Çka mban parasysh zgjedhja racionale e konsumatorit? Konsumatorët mbajnë parasysh balancimin e kënaqësisë shtesë të marrë nga një produkt me kënaqësinë shtesë që mund të merrej nga një produkt me tjetrin. II9.Çka do të thotë termi “dobi”? Termi “Dobi” në ekonomi përdoret për të treguar masën e kënaqësisë që përfiton konsumatori nga konsumi i një produkti të caktuar. 10.Çfarë lloje të dobisë kemi? Ekzistojnë disa lloje të dobisë: A) Dobia Totale – e cila njëherit është edhe qëllimi kryesor i konsumatorit që duke shpenzuar të ardhurat e tij të sigurojë maksimumin e dobisë totale apo kënaqqësisë totale që merr nga të gjitha njësitë e të mirave apo shërbimeve që konsumohn, B) Dobia Marxhinale – është kënaqësia shtesë që konsumatori merr nga konsuimi i një njësie shtesë produkti-shërbimi me dobinë marxhinale që do të merrte nga konsumimi i mallrave të tjera. 11.Nga çka përcaktohet zgjedhja e konsumatorëve? Zgjedhja e konsumatorëve përcaktohet nga dobia marxhinale e jo nga dobia totale 12.Çfarë prirje ka ligji dobisë marxhinale rrënëse, ilustroni me një shembull? Dobia marxhinale rrënëse ka një prirje që kur rritet sasia e konsumit të një të mire nëkushtet kur faktorët Tjerë nuk ndryshojnë dobia arxhinale e njësisë së fundit të konsumuar vjen vazhdimisht duke rënë. P.sh. Në një ditë verë një konsumator pasi ka ecur shumë është etur dhe fillon të pijë një lemonadë për të shuar etjen. Gota e parë e limonadës e shijon shume të dytë e kështu me rradhë deri në gotën e fundit që do ti sillte kënaqësi e që pas saj do të ketë vetëm kënaqësi negative. 13.Cila është masa e dobisë marxhinale të produktit që ekonomistët e përdorini zakonishtë? Masa e dobisë marxhinale të produktit që ekonomistët e përdorin është shuma e parave që një individ është i gatshëm të sakrifikojë për të marrë një njësi shtesë të një produkti. 14.Çka duhet të bëjë konsumatori për ti dhën përgjigjes kryesore të zgjedhjes konsumatore? Ilustroni me një shembull? Për ti dhënë përgjigje pyetjes kryesore të zgjedhjes konsumatore se sa ka nxjerrur dobi nga përdorimi i një malli do të mbajmë parasysh se ai si një konsumator racional kërkon të sigurojë kënaqësinë më të madhe me të ardhurat e kufizuara të tij. P.sh. rasti i lemonadës i cili duhet të sakrifikojë blerje të tjera që mund të bënte në vend të saj. 15.Kur janë të gatshëm konsumatorët të blejnë më shumë nga një produkt? Konsumatorët janë të gatshëm të blejnë më shumë mallra vetëm atëherë kur çmimi-sakrifica për ato produkte është i vogël, apo deri aty ku çmimi është i barabartë me koston marxhinale, gjë që çmimi i tregut pasqyron dobin marxhinale të njësisë së fundit të blerë. 16.Çka përfaqëson kërkesa e tregut? Kërkesa e tregut përfaqëson shumën e sasive të kërkuara nga të gjithë blersit në treg me secilin nga çmimet e mundshme, pasqyron dobin marxhinale të çdo blerësi në treg. 17.Çka presupozojnë parimet e zgjedhjes racionale? Parime e zgjedhjes racionale presupozojnë që blerësit individualisht dhe kolektivisht do të rrisin sasin e kërkuar derinë pikënkur dobia marxhinale në çmim është e barabart me çmimin e produktit. 18.Çka bënë konsumatori kur ndodhet përballë shumë alternativave dhe zgjedhjeve racionale? Kur ndodhet përball shumë alternativave dhe zgjedhjeve racionale ai kërkon balancimin e përfitimeve marxhinale me kostot marxhinale të këtyre alternativave të mundshme. 19.Si ndahen alternativat e mundshme? Alternativat e mundshme ndahen në dy grupe: A) Një produkt i caktuar dhe B) Të gjitha produktet të tjera. 20.Çka bëhet kur konsumatori zgjedh kombinime të alternativave të mundshme? Kur konsumatorizgjedh kombinime të alternativave të mundshme ai do të bëjë zgjedhjet optimale në mes të këtyre dy produkteve. 21.Çka na tregojnë dobitë marxhinale? Dobit marxhinale na tregojnë vetëm përfitimet shtesë që mund të marrin konsumatorët. 22.Kur i krahasojmë dobitë marxhinale (dobit shtesë) me kostot marxhinale (kosto shtesë)? I krahasojmë vetëm atëherë kur njohim çmimin dhe dobin marxhinale të të dy produkeve që mund të zbatojmë parimet e zgjedhjes racionale dhe krahasojmë përfitimet shtese dhe kostot shtesë-çmimet. 23.Si llogaritet dobia marxhinale për një njësi? Dobia marxhinale për njësi llogaritet duke pjesëtuar dobin marxhinale me çmimin për të gjetur dobin marxhinale për 1euro për nivele të ndryshme të sasive të produktit të parë. Dobia marxhinale për 1euro-njësi të shpenzuar = Dobia marxhinale e produktit A Çmimi i produktit A 24.Çka kërkojnë konsumatorët racional? Konsumatorët racional kërkojnë të maksimizojnë dobin marxhinale për çdo njësi të shpenzuar duke i krahasuar të gjitha alternativat e mundshme për shpenzime. 25.Si llogaritet kombinimi i zgjedhjes konsumatore? Dobia marxhinale e A = Dobia marxhinale e B Çmimi i A Çmimi B Kjo tregon se produktet e A dhe B do të blihen kur dobia marxhinale për një njësi të shpenzuar do të jetëe njëjtë për të dy. E kundërta: Dobia marxhinale e A = Çmimi A Dobia marxhinale e B Çmimi B Kjo tregon se blerjet do të jenë në ekuilibër kur vlert relative të dy produkteve (koeficienti i dobisë marxhinale të tyre) janë të barabarta me kostot relative (koeficienti i çmimeve) 26.Çka shpreh parimisht formula e mësipërme? Parimisht shpreh atë se konsumatori mund të rrisë kënaqësinë e tij duke pakësuar sasin e produktit B dhe duke rritur sasin e produktit A. 27.Çka pasqyron çmimi i tregut? Çmimi i tregut pasqyron vlerën e njësisë së fundit të blerë, ndërkohë që blerësit paguaj të njëjtën çmim për të gjitha njësit e blera. 28.Çka është dhe çka tregon teprica e konsumatorit? Ilustroni me një shembull? Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxinale) ndaj kostove totale (sasia e blerë dhe çmim) quhet tepricë konsumatore. P.sh. nëse çmimi ulet në nga 10euro në 8euro blerësit do të shepnzojnë 1200euro për të blerë 150njësi, pra ata marrin faktikisht 1650 njësi deri tek njësia e 150-të dhe për pasojëj rezulton një tepricë e konsumatorit prej 450 eurosh gjithsejt. Teprica e konsumatorit është një koncept i dobishëm sepse tregon sesa fitojnë ose humbasin blerësit nga një ndryshim i çmimit të produktit. III29.Çfarë funksione luan ulja e çmimit? Kur çmimi ulet rritet dobia marxhinale për 1euro dhe rriet sasie e kërkuar për atë produkt. 30.Çka janë të ardhurat reale dhe efekti i të ardhurave? Të ardhurat reale – është ulja e çmimit dhe sasia e produkteve që konsumatori mund të blejë me të ardhuar e tij monetare duke sguruar blerjet me këto të ardhura. Efekti i të ardhurave – është rritja e sasisë së produktit të blerë e shkaktuar nga një rritje e të ardhurave reale. 31.Çka quajmë efekt i zëvendësimit dhe qfarë shenjash kemi me këtë efekt? Ndryshimi në sasin e blerë të produktit i shkaktuar nga një ndryshim i çmimit relativ duke mbajtur konstante të të ardhurave reale quhet efekti i zëvendësimit. Ky efekt ka gjithmonë shenja negative. 32.Çfarë shenje ka efekti i të ardhurave dhe i zëvendësimit për të mirat normale dhe inferiore? Për të mirat normale efekti i të ardhurave dhe i zëvendësimit ka efekt negativ, Për të mirat inferiiore efekti i të ardhurave dhe i zëvendësimit ka efekt pozitiv. . IV 33.Çka është teoria kardinaliste? Teoria kardinaliste është trajtimi i zgjedhjes konsumatore bazuar në dobinë marxhinale që presupozon mundësinë e matjes së dobisë e për pasoje edhe ndryshimit të dobisë midis produkteve të ndryshme duke përdorur numrat kardinal, e cila ndeshet në disa vështirësi kur ballafaqohet me realitetin, nuk tregon ndonjë mundësi matjeje të dobisë, sepse dobia si koncept është abstrakt dhe i vështirë të përcaktohet njësia e patjet që të përkufizohet dhe të bëhet krahasim për individ të ndryshëm. Pra; për të matur dobin që përfiton konsumatori do të duhejqë faktoret e tjerë të ndikojnë në nivelin e kënaqësisë të mbahen konstante gjë që është e pamundshme. 34.Çka është teoria ordinaliste? Teoria ordinaliste është e kundërta e kardinaliste. Ordinaliste e rëndësishme është vetëm renditja e preferencave që kanë konsumatorët për produktet që zgjedhin, edhepër këtë arsye quhet teoria ordinaliste e zgjedhjes konsumatore. 35.Çka është zona indiferente dhe kurba indiferente? Zona indiferente është faktise konsumatori nuk ka ndonjë preferencë të veçanta për ndonjërën prej këtyre kombinimeve. Kurba indiferente është paraqitja grafike e këtyre jopreferencave. 36.Çka vërehet me kombinime indiferente? Me kombinime indiferente vërejmë se konsumatori është i gatshëm të sakrifikojë disa njësi të produktit X për të marrë më shumë njësi të produktit Y ose e kundërta me kusht që kënaqësia totale e tij të mos ndryshojë. P.sh. Ai ka dy opcione ose të blejë 3 bileta për futboll ose të blejë një libër ekonomie. Ai ëshë i gatshëm të sakrifikojë 3 njësi për një libër. 37.Çka paraqet koncepti i normës marxhinale të zëvendësimit? Koncepti marxhinal i zëvendësimit mat sasin e një produkti që blerësit janë të gatshëm të sakrifikojnë për të marrë një njësi shtesë p.sh. nga ∆y në ∆x duke mbajtur konstante dobin totale. MRS= ∆y ∆x Pra norma marxhinale e zëvendësimit ëshë në të vërtetë raporti i dobive marxhinale të të dy produkteve. 38.Çka quajmë hartë të diferencës? Një bashkësikurbash-lakoresh indiferente të paraqitura në të njëjtën figurë quhet Hartë Indiference. 39.Si janë të kufizuara zgjedhjet e konsumatorëve? Zgjedhjet e konsumatorëve janë të kufizuara në dy faktorë: Në të ardhurat që zotëron dhe çmimet e produkteve X dhe Y. 40.Çka paraqet drejtësia e buxhetit? Të gjitha kombinimet e mundshme që ndodhen mbi këtë drejtëz. Paraqet të gjitha kombinimet e mundshme të dy produktee që mund të blejë konsumatori, por kjo drejtëz nuk na tregon se cili prej këtyre kombinimeve është më i miri. 41.Si mund të zhvendoset drejtësia e buxhetit? Ajo mund të zhvendoset nëppozicione të ndryshme nën ndikimin e faktorëve përcaktuar (të ardhurat dhe çmimet e produkteve). Nëse të ardhurat rriten drejtëza e buxhetit do të zhvendoset lart-djathtas paralelisht me vetëveten e tijdhe e kundërta nëse të ardhurat do të ulen atëherë drejtëza e buxhetit do të zhvendoset poshtë-majtas.
Produktiviteti – shpresh sasin e prodhuar të produktit për një njësi të inputeve të përdorura, ky koncept është ngusht i lidhur edhe me efiqencës si koncept më të gjerë të efiqencës ekonomike.
a) Efiqenca Ekonomike – shpreh gjendjen e ekonomisë ku askush nuk arrin mirëqenien e tij pa e cënar mirëqenien e tjetrit. Ekonomia nënkupton arritjan e efiqencës prodhuese, alokative dhe shpërndarëse. b) Eficenca Prodhuese – prodhimi i njësive të caktuar të produktit me përdorimin e minimumit të inputeve, pra: Produktiviteti Maksimal i Mundshëm (PMM), c) Eficenca alokative – alokimi i burimeve-inputeve të mallrave aty ku kërkon shoqëria, d) Eficenca në Shpërndarja – shpërndarja e produkteve të prodhuara ku konsumatorët duke i marrë të dhënat e të ardhurave (pas pagimit të kontributit-taksave) dhe cmimet e tregut ku konsumatorët nuk do të donin të shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.
Ekonomit e hapura – lidhen njëra me tjetrën në shkëmbimin e mallrave, shërbimeve, përvojave ku një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vendet tjera, duke zgjeruar mundësitë e konsumit më tej mundësive të prodhit. Pra; Një vend përfiton nga importi e tjetri nga eksporti.
a) Funksioni-Pohimi Pozitiv, b) Funksioini-Pohimi Normativ.
Pohimi Normativ – merr sygjerime rreth rrugëve më eficente për arritjen e synimeve të agjentëve ekonomik. U përgjigjet pyetjeve CFARË DO TË DUHEJ, CFARË DO TË ISHTË MIRË TË NDODHTE. P.sh. Pohim Normativ është – Niveli i papunësisë në Kosovë ëshë i lartë e i cili duhet të ulet. Pohime Normative janë të shkëputura nga vlerësimet morale të synimeve që duam të arrijmë, por ato qëndrojnë në bazë të rekomandimeve politike.
A) NDUKSIONI – fillon me mbledhjen, përpunimin e më pas analizimin e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimi e lidhjeve te variablat e studiuara dhe të nxirret një përfundim-konkluzion-hipotezë të caktuar. Pra cdo informat e marrë ndahet dhe studiohet e detajizuar. B) DEDUKSIONI – është verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra e cila shërbehet me teoremën APRIORISTIKE, e cila duket e arsyeshme e bazuar në ide të natyrshme dhe nuk janë rrjedh drejtpërdrejtë nga evidencat statistikore, e kjo teorem demostrohet logjikisht në kontekstin e një modeli ekonomik si një paraqitja të thjeshtëzuar të realitetit ekonomik të ndërtuar mbi supozime-konkluzioneve. Pra, prej informatave analitike bashkohen që të formohet kjo metodë.-Deduksioni.
A) Grafiku mes dy faktorëve-inputeve, B) Grafiku i serive kohore, C) Grafiku i shpërndarë, D) Metoda statistikore.
Kapitulli 2 1. Kush e përcakton çmimin, sasin e tregut? Çmimin dhe Sasin e tregut e përcakton ballafaqimi në treg i blerësve dhe i shitësve të produkteve të prodhuara.
A) Si arrihet gjendja e ekuilibrit të tregut në kushtet e përgjithshme të tij, B) Ndryshimin e çmimit në periudhat e ndryshme kohore, C) Pse çmimet e fiksuara me ligj ndikojnën në sasin dhe cilësin e mallrave që këmbehen, D) Si bëhet racionimi i inputeve të pamjaftueshme nëpërmjet sistemit të çmimeve në një treg konkurencial.
Për një jo-ekonomist – termi kërkesë i regerohet thjeshtë një sasie të caktuar produkti.
Merret në konsiderat vetëm faktori çmim për arsye se është bruim kryesor i informimit rreth pamjaftueshmërisë relative të burimeve, ndryshimin e nevojave dhe të tjera dukuri të ekonomisë së tregut.
B) Çmimet e mallrave plotësues dhe zëvendësues, C) Pritjet e konsumatorëve për të ardhurat dhe çmimet, D) Numri i konsumatorëve, E) Shitjet dhe preferencat e konsumatorëve.
B) Çmimet e mallrave pltësues dhe zëvendësues – janë faktorë alternativ-oportun mes të mirave të ndryshme-shërbimeve. P.sh. Gruri-Misri (zëvendësues), dhe Karburanti-Automobili (plotësues). Pra; Ndryshimi në cmimin e një malli ndikon në përpjestim të drejtë te kërkesa për zëvendësuesin e atj malli. Ndryshimi në cmimin e një malli ndikon në përpjestim të zhdrejtë te kërkesa për potësimin e atij malli. C) Prijtjet e konsumatorëve – janë parashikimet për të ardhmen, për ndryshimin në të ardhurat, cmimet e mallrave që konsumojnë. Kjo rrit kërkesën për të mirat normale dhe ul kërkesën për të mirat inferiore. D) Numri i konsumatorëve – është njëri prej faktorëve përcaktues ku kërkesa së bashku me ofertën e tregut janë përcaktuese të cmimit relativ të produkteve. Pra Kërkesa e tregut – paraqitet si shuma e kërkesave individuale të konsumatorëve. Përshembull një person është i gatshëm të blejë 15 njësi nga X malli me cmim prej 20euro. Ndërsa personi tjetër është i gatshëm të blejë 10 njësi nga malli X me të nëjtin çmim, pra duke supozuar se këta dy persona formojnë tregun këtu kurba e kërkesës së tregut pasqyro faktin se së bashku ata do të blejnë 25njësi me çmim 20euro. Përveq kësaj edhe ndryshimet në shpërndarjen e popullsisë sipas grupmoshave, gjinisë apo nga pikëpamja territoriale mund të shkaktojëndryshimin e kërkesës për produkte të veçanta. E) Shijet dhe Preferencat – ndikohen ngapërmirësimet e cilësisë së produktit, reklamave të suksesshme apo të tjera faktor që bëjn përzgjedhjen e produkteve që konsumatorët parashohin dobin që dëshirojnë ta e nxjerrin nga konsumi i produkteve të ndryshme. P.sh. vlerësimi i shijeve të tij për vajtjen në një ndeshje sportive dhe çmimin që është i gatshëm ta e paguaj do të varet nga preferencat e tij për sportin ose futbollin ose ndonjë spoprt tjetër. Ai për të shikuar futboll duhet të paguaj 5euro për bilet ndërsa për basketboll 1euro, pra ai e zgjedh futbollin per aryse se e preferon më shumë këtë sport.
A) Çmimet e faktorëve të prodhimit, B) Teknologjia e përdorur, C) Çmimet e mallrave të lidhur, Ç) Pritjet e konsumatorëve, D) Numri i ofruesve.
B) Teknologjia – nënkupton aftësia dhe njohuria shkencore që përdorut për të prodhuar në mënyrë efiçente-me nje kosto më të ulët, dhe me këtë çon në një rritje të ofertës. C) Çmimet e mallrave të lidhur – këtu duhet bërë analiza dhe krahasimi i alternativave të mundshme për marrjen e vendimeve. P.sh. Bujqit duhet të zgjedhin se çfarë (grurë apo misër) dhe prodhuesit e televizorëve do të duhet të bëjnë zgjedhje se çfarë do të duhej të prodhonin (TV me ngjyra apo bardh e zi). Pra si bujku si prodhuesi i TV-ve mund të bëjnë prodhimin e të dy produkteve por profiti apo kapaciteti prodhues që do ta kenë do të jetë i kufizuar, pra do të prodhojnë më pak. Pra mosprodhimi i grurit apo televizorëve bardh e zi rrit koston oportune të prodhimit të misrit apo telvizorëve me ngjyrë. Rritja e kostos oportune do të shoqërohet me uljen e ofertës së njërit produkt ndaj produktit tjetër dhe e kundërta. Ç) Pritjet e konsumatorëve – është parashiqimi i asaj se çka do të ndodhë në të ardhme në mënyrë që ti marrin vendimet e tyrë për ofertën e produkteve. P.sh. një prodhues i këpucëve pret që kërkesa për këpucë të rritet në të ardhem, ai do të ulë shtjen aktuale të këpucëve ose do të krijoj rezerva të këpucëve në mënyrë që të shesë më shumë kur çmimi të jetë rritur. Një kosto oportune më e lartë e ul ofertën. Pra; kur pritet që çmimet të rriten oferta aktuale do të synojë të ulët dhe kur çmimet priten të ulen oferta aktuale synon të rritet. D) Numri i konsumatorëve – është kalimi nga ofertaindividuale në ofertën e tregut, pra shuma e oertave individuale në një kohë të dhënë bëhet numri i ofertave. Një rritje e numrit të ofertave do të thotë rritja e sasisë së produkteve të ofruara për shitje për çdo çmim, dhe me këtë rast krijohet edhe konkurenca ofertuese. Pra; rritja e numrit të ofruesve rrit ofertën e tregut, dhe ulja e numrit të ofertuesve e ul ofertën e tregut dhe krijon monopolizimin e tregut.
Kosto shtesë – kur oferta dhe kërkesa mundohet të ketë më pak humbje gjatë investimeve në treg.
Pamjaftueshmëria - pasqyron faktin se inputet janë t ë kufizuara dhe nevojat janë të pakufizuara.
3) Çfarë të prodhohet. 1) Për kë të prodhohet – vendoset pjesërisht nga aftësia për të paguar. Kush i ka paratë e nevojshme bëhet zotërues i një të mire, kush nuk i ka paratë ose kush i ka por i përdor për qëllime të tjera, nuk e merr të mirën në fjalë. Pra zotërimi i të mirave bëhet nga ata që plotësimin e nevojave të tyre e mbështesin me para. 2) Si të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjajshme me të parën, sepse çmimi më i lartë i të mirës bën që prodhuesit të harxhojnë më shumë për të siguruar teknologji të përparuar dhepër kushte sa më efiçente. 3) Çfarë të prodhohet – zgjidhet pjesërisht në mënyrë të ngjajshme, sepse ku rritja çmimit të një të mire shërben si shkak për një ofert më të madhe të saj dhe është një sinjal që nxit kalimin e burimeve për prodhimin e kësaj të mire, dhe nga shumë faktor e ndër të tjerë nga karakteristikat si gjinia, mosha etj, Pra; në të trija përgjigjet e mësipërmes ekziston termi “Pjerësisht” pasi që tregu i një të mire të caktuar nuk është një treg i izoluar, një ishull i mbyllur në vete, por është i lidhur me trgjet e të mirave të tjera pltësuese ose zëvendësuese të së mirës në fjalë si dhe me tregjet e faktorëve që përdoren për prodhimin e kësaj të mire.
a)Imponimi i qeverisë – mund të jetë në: 1) Natyrën e mekanizmit konkurencial (sistemin fiskal), dhe 2) Jashtë natyrës konkurenciale (jashtë sistemit fiskal), siç është rasti i çmimeve tavan dhe çmimeve dysheme, b) Mos-Realizimi i planeve të prodhimit, c) Gjendja e një ekuilibri të paqëndrueshëm.
Për ta kuptuar rasin e çmimeve dysheme-minimale duhet që të ilustrojmë me shembullin e pagave minimale. Supozojmë se paga minimale fiksohet me ligj. Ku ekziston edhe ekuilibri i detyruar. Me këtë pagë minimale do të zvogëlohet numri i punëtorëve, dhe me këtë rast dëmtohen pikërisht ata që duhet ndihmuar. Mbi këtë bazë shumë ekonomist janë shprehur kundër përcaktimit me ligjtë pagës minimale, e sidomos ata ekonomistë liberal. Kapitulli 3 1. Çka dëshirojnë të dijnë konsumatorët dhe ofertuesit? Konsumatorët dhe Ofertuesit deshirojnë të dinë se si ndryshon kërkesa dhe oferta kur ndryshojnë faktorët përcaktues të tyre por edhe sesa është masa e këtij ndryshimi. P.sh. Firmat dhe Qeveria janë të interesuara për të patur sukses për veprimtarin e tyre të kenë njohuri mbi konceptin e elasticitetit. Firmat dëshirojn të dinë se çfarë ndikimi ka ndryshimi i çmimit të një të mire në sasin e kërkuar të saj në mënyrë që të marrin vendimet ekonomike në përputhje me synimet e tyre. Ndërsa qeveria kërkon të dijë se çfarë efekti do të ketë rritja ose ulja e një takse të aplikuar ndaj një të mire ose shërbimi, në sasinë dhe çmimin e ekuilibrit dhe në çfarë do të ndodhë me totalin e të ardhurave që sigurohet nga kjo taksë kur niveli i saj ndryshon. 2. Çka shpreh Elasticiteti? Elasticiteti shpreh shkallën e reagimit tëmit të së mirës, të ardhurave të konsumatorit, ç xubjekteve ekonomike (prodhuesit dhe konsumatorët) ndaj ndryshimit të kushteve ekonomike të tregut (ndryshimit të çmimit të së mirës, të ardhurave të konsumatorit, çmimit të të mirave plotësuese apo zëvendësuese, kostot e prodhimit etj.) 3. Kur është kërkesa elastike e kur joelastike? Kërkesa është elastike kur konsumatorët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, dhe JoElastike kur konsumatorët nuk janë edhe aq të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimeve. 4. Si matet elasticiteti? Elasticiteti është shkalla e reagueshmërisë së konsumatorit, i cili matet në përqindje. 5. Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar? Përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar llogaritet duke pjesëtuar diferencën e sasive të kërkuara (q2-q1) me mesataren e dysasive . %ΔQ=(q2-q1) * 100 (q2+q1)/2 1. Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar me rasitn e rritjes së çmimit? %ΔQ=(q2-q1) * 100 q2 2. Si llogaritet përqindja e ndryshimit të sasisë së kërkuar me rastin e uljes së çmimit? %ΔQ=(q2-q1) * 100 q1 3. Çka është elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin ? %ΔP= (p2-p1) . 100 (p2+p1)/2 1. Çka është koeficienti i elasticitetit? Koeficienti i kërkesës është vlera që merret nga zbatimi i formulës së llogaritjes së elasticitetit. 2. Çka përfaqëson pjerrësia? Pjerrësia përfaqëson koeficientin e ndryshimit absolut në sasi dhe në çmim mes dy pikave të lakores lineare dhe është konstante përgjatë gjithë kurbës, elasticiteti përfaqëson koeficientin e ndryshimit në përqindje të sasisë në lidhje me ndryshimin në përqindje të çmimit dhe është i ndryshën nëpika të ndryshme të lakores. 3. Cilat janë dy raste ekstreme të kurbës së kërkesës? Dy rastet ekztreme janë kur kurba e kërkesës është plotësishtë elastike nënkuptohet kur çmimi rritet qoftë edhe pak mbi nivelin e ekuilibrit, sasia e kërkuar bie në zero, dhe koeficienti i elasticiteti të kërkesës është infinit (e=α). Në këtë rast nuk do të shitej asgjë nëse do të tentohetj të vendoset një çmim më i lartë se ai i tregut. Ndërsa rasti tjetër ekstrem kemi atëherë kur kërkesa është plotësishtë elastike dhe kurba është vertikale që tregon se sasi e kërkuar nuk ndryshon me ndryshimin e çmimn. Domethënë koeficienti i elasticitetit të kërkesës është zero (e=o). 4. Çka kuptojmë me konceptin e elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin? Koncepti i elasticitetit lidhur me çmimin u tregonprodhuesve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tyre totale nëqoftëse ndryshojnë çmimet e shitjes së produkteve (pra; të ardhurat totale janë të barabarta me produktin e sasisë me çmimin (Q*P). 5. Cilat janë faktorë të tjerë që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin? Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e kërkesës lidhur me çmimin janë: ekzisteca e të mirave zëvendësuese, përcaktimi i të mirave, efekti i të ardhurave, faktori kohë, të mirat e domosdoshme dhe të luksit. 6. Çka është ekzistenca e të mirave zëvendësuese? Kur ekzistojnë alternativat zëvendesuese dhe për to rritet shumë çmimi i ndonjërës prej tyre do të ketë reagim të madh. Nëse rritet çmimi i biletës për autobus atëherë shiqohet mundësia e zëvendësimit në transportin hekurudhor, duke pakësuar gradualisht kërkesën për transport automobilistik. 7. Çka është përcaktimi i të mirës? Kur përcaktimi është më i përgjithshëm zëvendësuesit do të jenë më të pakët dhe kërkesa do të jetë më elastike. P.sh. kërkesa për bukë to të jetë më e vogël sesa kërkesa për mish 8. Çka është efekti i të ardhurave? Të ardhurat ndikojnë dukshëm në elasticitetin e të mirave, pra kur të ardhurat nuk ndryshojnë rritja e çmimit të produktit ul të ardhurat reale dhe e detyron të zvogëloj sasin e kërkuar. 9. Çka është faktori kohë? Për një periudhë të shkurtër kohore tendencat për të reaguar ndaj çmimit janë shumë më të vogla nëkrahasrim me situatën kur koha në dispozicion të konsukatorit për të marrë një vendim është më e gjatë. P.sh. supozoni se jeni duke udhëtuar nga një qytet në një tjetër në një ditë vere dhe keni etje të madhe, gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan që ka vetëm një llojpije freskuese me çmim të lartë, ju do të shtyni që të mos pagoni deri në atë moment-kohë kur të shihni se nuk keni alternativa tjera për ta shuar etjen dhe do të pranoni të paguani atë çmim aq të lartë. 10. Çka janë të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit? Të mirat e domosdoshme janë të mirat krysore për ekzistencën fizike (ushqim, kujdes mjekësor etj.), por edhe të mirat për një standart të pranueshëmjetese. Këtu kërkesa është joelastike. Të mirat e luksit që kalojnë standardin minimal të ekzistencës fizike dhe për këtë kërkesa është elastike. 11. Cilat janë llojet tjera të elasticitetit? Llojet e elasticitetit janë: a) elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin, b) elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat, c) elasticiteti i tërthortë i kërkesës, d) elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin. 12. Çka është elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat? ey= (q2-q1) : (y2-y1) (q2-q1)/2 (y2+y1)/2 Elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat (ey) mat reagimin e kërkesës ndaj ndryshimit të të ardhurave. Ku kërkesa për të mira normale ndryshon në të njëjtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave, ndërsa kërkesa për të mirat inferiore ndryshon në drejtim të kundrt me ndryshimin e të ardurave. 13. Çka është elasticiteti i tërthortë i kërkesës? Elasticiteti i tërthortë i kërkesës mat reagimin e kërkesës së konsumatorëve për të mirën A kur kemi një ndryshim në çmimin e së mirës B që është e lidhur me të. EA* B= (q2-q1)A : (p1+p1) B (q2+q1)A /2 (p1+p1) B/21. Çka është elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin? Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin (es) tregon-mat reagimin e blerësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëses reagimi i shitësve është i madh themi se oferta shtë elastike dhe nëse nuk kemi reagim të madh themise oferta është joelastike. Kur koeficienti është më i madh se 1 është oferta elastike dhe e kundërta. 2. Cilat janë faktorët që e përcaktojnë elasticitetin e ofertës? Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e ofertës janë: &nb |
|
HTML Comment Box is loading comments...