Biznesi i vogel dhe i mesem ne KosovePune seminarike :tema e punoi: Valmir Nuredini
“BIZNESI I VOGËL DHE I MESËM NE KOSOVË” Fushat e veprimit te biznesit te vogel dhe te mesem. Bizneset e vogla dhe te mesme tregojne interes me te madh per fusha te caktuara, p.sh ne tregti dhe ne sherbime se sa ne sektorin e prodhimit :
Sherbimet gjithashtu jane fusha atraktive dhe dominante ne te cilat veprojne BMV.Kjo ka te beje me sherbime te shumellojshme te individeve apo ndermarrjeve.Fusha e sherbimeve koheve te fundit ka fituar nje peshe te madhe ne zhvillimin e shpejte ekonomik. Evoluimi i mendimeve mbi rendesine e ndermarresise se BVM Lidhur me evoluimin e mendimeve rreth rendesise se ndermarresise ka pikepamje te ndryshme :
Mjedisi/rrethina e biznesit te vogel dhe te mesem Faktoret e brendshem ndikues:
Mjedisi makro
Mjedisi mikro:
Kercenimi i Produkteve Zevendesuese Rivaliteti Konkurues Ekzistues Fuqia e Furnitoreve Fuqia e Bleresve Barrierat e Hyrjes Zhvillimi i biznesit te vogel dhe te Mesem ne Kosove Struktura e bizneseve ne kosove:
Themeluesit &struktura gjinore
struktura gjinore e themeluesve:
Lokacioni I BVM ne Kosove
Burimet e korrupsionit
Burimet e investimeve te biznesit te vogel dhe te mesem ne Kosove
KARTA EVROPIANE PËR NDËRMARRJET E VOGLA Ndërmarrjet e vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë Evropiane. Ato janë burimi kryesor i vendeve të punës dhe një terren ushqyes për idetë e biznesit. Përpjekjet e Evropës për të hyrë në ekonominë e re do të kenë sukses vetëm nëse biznesi i vogël do të vendoset në krye të agjendës. Ndërmarrjet e vogla janë më të ndjeshmet ndaj të gjitha ndryshimeve në mjedisin e biznesit. Ato janë të parat që vuajnë nëse ngarkohen me burokraci të tepërt. Dhe janë të parat që lulëzojnë nga iniciativat e prerjes së shiritave të kuq dhe shpërblimeve të suksesit. Në Lisbonë ne vendosëm synimin që Bashkimi Evropian të bëhet ekonomia më konkuruese dhe më dinamike në botë, e bazuar në diturinë, e aftë për rritje ekonomike të qëndrueshme, vende pune më të shumta dhe më të mira dhe kohezion më të madh social. Ndërmarrjet e vogla duhet të konsiderohen si shtytësit kryesore për novacion, punësim si dhe integrim social dhe lokal në Evropë. Si pasojë, është e nevojshme që të krijohet mjedisi më i mirë i mundshëm për biznesin e vogël dhe sipërmarrjen. Parimet Për nxitjen e kësaj, ne:
përkushtimin;
kryesisht si një mundësi për të mësuar;
nxisin sipërmarrjen, vlerësojnë masat ekzistuese, dhe kur është e nevojshme, i bëjnë ato të favorshme për biznesin e vogël dhe sigurojnë që politikëbërësit t’i marrin parasysh në mënyrën e duhur nevojat e biznesit të vogël. Për këtë qëllim ne zotohemi që të: • Forcojmë frymën e novacionit dhe sipërmarrjes që i mundëson biznesit Evropian t’i përballojë sfidat që ka përpara; • Krijojmë një kornizë rregullatore, fiskale dhe administrative të favorshme për veprimtaritë e sipërmarrjeve dhe të përmirësojmë statusin e sipërmarrjeve; • Sigurojmë qasje në tregje në bazë të kërkesave sa më pak rënduese dhe që janë në përputhje me objektivat thelbësore të politikës publike; • Lehtësojmë qasjen në hulumtimet dhe teknologjinë më të mirë; • Përmirësojmë qasjen në financime përgjatë tërë ciklit të ekzistencës së një ndërmarrjeje; • Përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme performancën tonë, në mënyrë që BE-ja të ofrojë mjedisin më të mirë në botë për biznesin e vogël; • Dëgjojmë zërin e biznesit të vogël; • Promovojmë mbështetjen nga biznesi i vogël i cilësisë më të lartë. Vijat e veprimit Duke e nënshkruar këtë Kartë, ne zotohemi të punojmë përgjatë vijave vijuese të veprimit, duke i marrë në konsideratën në mënyrën e duhur nevojat e biznesit të vogël. 1. Arsim dhe trajnim për sipërmarrjen Evropa do ta ushqejë frymën sipërmarrëse dhe aftësitë e reja që në moshat e vogla. Njohuritë e përgjithshme mbi biznesin dhe sipërmarrjen duhet të mësohen në të gjitha nivelet shkollore. Elementë të veçantë standard të lidhur me biznesin duhet të bëhen përbërës thelbësor i skemave të arsimit në nivelin e mesëm dhe në kolegje e universitete. Ne do të inkurajojmë dhe promovojmë përpjekjet sipërmarrëse të të rinjve dhe do të zhvillojmë skema të përshtatshme trajnimi për menaxherët në ndërmarrjet e vogla. 2. Fillim më i lirë dhe më i shpejtë Shpenzimet e fillimit të punës së një kompanie duhet të evoluojnë drejt atyre më konkuruese në botë. Vendet me vonesat më të gjata dhe me procedurat më të ngarkuara për miratimin e kompanive të reja duhet të inkurakurajohen që të arrijnë hapin me ato më të shpejta. Qasje ‘on line’ për regjistrim duhet të rritet. 3. Legjislacion dhe rregullim më i mirë Ligjet kombëtare mbi falimentimin duhet të vlerësohen në dritën e praktikës së mirë. Të mësuarit nga vendosja e standardeve për krahasim duhet të na çojnë në përmirësimin e praktikave ekzistuese në BE. Rregulloret e reja në nivelin kombëtar dhe në atë të Komunitetit duhet të shqyrtohen për të vlerësuar ndikimin e tyre në ndërmarrjet e vogla dhe tek sipërmarrësit. Kurdo që është e mundur, rregullat kombëtare dhe ato të BE-së duhet të thjeshtëzohen. Qeveritë duhet të miratojnë dokumente administrative të përshtatshme për përdoruesit. Ndërmarrjet e vogla mund të përjashtohen nga disa detyrime të caktuara rregullatore. Në këtë kontekst, Komisioni mund ta thjeshtëzojë legjislacionin për konkurencën për të pakësuar barrën që duhet të përmbushë biznesi i vogël. 4. Disponimi i aftësive Ne do të përpiqemi të sigurojmë që institucionet trajnuese, të plotësuara edhe nga skemat trajnuese të brendshme, të ofrojnë pajisje adekuate me aftësi të cilat janë të përshtatura me nevojat e biznesit të vogël dhe të ofrojnë trajnim dhe këshillim gjatë gjithë jetës. 5. Përmirësimi i qasjes ‘online’ Autoritetet publike duhet të nxiten që të shtojnë komunikimin e tyre elektronik me sektorin e biznesit të vogël. Kështu, kompanitë do të jenë në gjendje të marrin këshilla, të bëjnë aplikime, të paraqesin regjistrat e taksave apo të marrin informacion të thjeshtë ‘online’, pra më shpejtë dhe më lirë. Komisioni duhet të drejtojë në bazë të shembujve në këtë sferë. 6. Të fitohet sa më shumë nga tregu i përbashkët Bizneset e vogla janë duke i ndjerë përfitimet nga reformat që po zhvillohen në ekonominë Evropiane. Prandaj, Komisioni dhe shtetet anëtare duhet t’i ndjekin reformat që po zhvillohen me synimin që në Bashkimin Evropian të krijohet një treg i brendshëm i vërtetë, i favorshëm për përdorim nga biznesi i vogël, në sferat kritike për zhvillimin e bizneseve të vogla duke përfshirë tregtinë elektronike, telekomunikacionet, shërbimet, prokurimin publik dhe sistemet e pagesës në anë të ndryshme të kufijve. Në të njejtën kohë, rregullat Evropiane dhe ato kombëtare të konkurencës duhet të zbatohen energjikisht, për të siguruar që bizneset e vogla i kanë të gjitha mundësitë për të hyrë në tregjet e reja për të konkuruar në kushte të ndershme. 7. Çështjet financiare dhe ato lidhur me vendosjen e taksave Sistemet e taksave duhet të përshtaten në mënyrë që ta shpërblejnë suksesin, t’i inkurajojnë fillimet, ta favorizojnë zgjerimin e biznesit të vogël dhe krijimin e vendeve të punës dhe ta lehtësojnë krijimin dhe vazhdimësinë në ndërmarrjet e vogla. Shtetet anëtare duhet të zbatojnë praktikën më të mirë në vendosjen e taksave dhe në nxitjet e performancës personale. Sipërmarrësit kanë nevojë për financa për t’i kthyer ambicjet në realitet. Me qëllim që të përmirësohet qasja e ndërmarrjeve të vogla në shërbimet financiare, ne do të: • Identifikojmë dhe largojmë barierat për krijimin e një tregu pan-Evropian të kapitalit dhe për implementimin e “Planit të veprimit të shërbimeve financiare” dhe të “Planit të veprimit të investimit të kapitalit në nismat që bartin rreziqe”; • Përmirësojmë marrëdhënien ndërmjet sistemit bankar dhe ndërmarrjeve të vogla përmes krijimit të kushteve të përshtatshme për qasje në kredi dhe në kapitalin për ndërmarrje; • Përmirësojmë qasjen në fondet strukturore dhe mirëpresim iniciativat nga Banka Evropiane për Investime për të shtuar fondet në dispozicion për ndërmarrjeve fillestare dhe atyre me teknologji të lartë, duke përfshirë edhe instrumentet e paanësisë. 8. Forcimi i kapacitetit teknologjik të ndërmarrjeve të vogla Ne do të forcojmë programet ekzistuese që synojnë promovimin e përhapjes së teknologjisë drejt ndërmarrjeve të vogla si dhe kapacitetin e biznesit të vogël për të identifikuar, përzgjedhur dhe përshtatur teknologjitë. Ne do ta stimulojmë shfrytëzimin e përbashkët të teknologjisë dhe bashkëpunimin teknologjik ndërmjet kompanive të madhësive të ndryshme dhe veçanërisht ndërmjet ndërmarrjeve të vogla Evropiane, do të zhvillojmë programe hulumtimi më efektive të fokusuara në zbatimin komercial të diturisë dhe të teknologjisë, dhe do të zhvillojmë dhe do të përshtasim sisteme cilësie dhe çertifikimi për ndërmarrjet e vogla. Është e rëndësishme për të siguruar se një patentë e Komunitetit është e disponueshme dhe me qasje të lehtë për ndërmarrjet e vogla. Ne do ta stimulojmë përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla në bashkëpunimin ndërmjet firmave, në nivele lokale, kombëtare, Evropiane dhe ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe institucioneve të larta arsimore dhe hulumtuese. Prandaj, duhet të mbështeten veprimet në nivelet kombëtare dhe regjionale që kanë për synim krijimin e bashkimeve dhe rrjeteve ndërmjet firmave, duhet të forcohet bashkëpunimi pan-Evropian ndërmjet ndërmarrjeve të vogla duke përdorur teknologjitë informative, duhet të përhapet praktika më e mirë e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe duhet të mbështetet bashkëpunimi i ndërmarrjeve të vogla për të përmirësuar kapacitetet e tyre për të hyrë në tregjet pan-Evropiane dhe për t’i shtrirë veprimtaritë e tyre në tregjet e vendeve të treta. 9. Modelet e suksesshme të biznesit elektronik dhe mbështetja nga biznesi i vogël cilësisë më të lartë Komisioni dhe shtetet anëtare duhet të inkurajojnë ndërmarrjet e vogla për të zbatuar praktikën më të mirë dhe për të miratuar modele të suksesshme biznesi që u mundësojnë atyre të lulëzojnë realisht në ekonominë e re. Ne do të koordinojmë veprimtarinë e shteteve anëtare dhe të BE-së për të krijuar sisteme informacioni dhe sisteme mbështetëse për biznesin, rrjete dhe shërbime me qasje të lehtë dhe lehtësisht të kuptueshme si dhe që janë me rëndësi për nevojat e biznesit; do të sigurojmë qasje në tërë BE-në për drejtimin dhe mbështetjen nga këshilltarët dhe nga ‘engjujt’ e biznesit, duke përfshirë faqet elektronike dhe do të shfrytëzojmë Observatorin Evropian mbi Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. 10. Arritja e një përfaqësimi më të fortë dhe më efektiv të intereseve të ndërmarrjeve të vogla në nivel kombëtar dhe në nivel të Bashkimit Evropian. Ne do të bëjmë një rishikim mbi atë se si janë përfaqësuar interesat e bizneseve të vogla në nivel të BE-së dhe në nivelin kombëtar, duke përfshirë këtu edhe dialogun shoqëror. Ne zotohemi të përparojmë drejt këtyre qëllimeve duke përdorur metodën e hapur të koordinimit të politikave kombëtare mbi ndërmarrjet. Progami shumëvjeçar për ndërmarrjet dhe sipërmarrjen, procesi i Cardiff mbi reformat ekonomike, procesi i Luksenburgut mbi politikat e punësimit si edhe programet dhe iniciativat tjera të Komunitetit do të përdoren për këtë qëllim. Ne do ta monitorizojmë dhe vlerësojmë përparimin çdo vit, në Samitet e pranverës, mbi bazën e raportit të Komisionit për çështjet relevante. Ne do të përdorim tregues efektiv për të vlerësuar përparimin e bërë me kalimin e kohës dhe në krahasim me atë që konsiderohet ‘më e mira’ në botë, për të përforcuar njohuritë tona dhe kërkimet për praktikën më të mirë në të gjitha fushat që prekin biznesin e vogël dhe për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme performancën tonë. punuar nga VALMIR NUREDINI me 13/11/2009 |
HTML Comment Box is loading comments...