“Sfida per parandalimin e pastrimit te parave”
Punuar :Valmir Nuredini
Maj 2013
Pastrimi i parave është konsideruar nga disa autorë si “thembra e Akilit” e sistemit kapitalist (Baker, 2005). Në sfidën për parandalimin e pastrimit të parave, një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat institucionet financiare ballafaqohen sot është identifikimi i klientit dhe burimi i tyre i të ardhurave. Në këtë drejtim, është shumë i rëndësishëm identifikimi i pronarit përfitues, i cili është pjesë përbërëse e identifikimit të klientit. Në fakt, ekziston një hendek në legjislacionin vendas dhe të huaj me të cilin përballen institucionet financiare, veçanërisht bankat, në përmbushjen e obligimeve të tyre në lidhje me identifikimin e pronësisë përfituese të klientëve të tyre.
Ka shumë zëra që janë kundër deklarimit të pronësisë përfituese, e cila, në fund të fundit, dëmton privatësinë dhe arsyet mund të jenë të ndryshme. Në disa vende është thjesht e rrezikshme për të zbuluar pronësinë dhe ruajtja e privatësisë është shumë e vlerësuar. Institucionet e mbrojtjes së të dhënave personale nga ana e tyre dekurajojnë nxjerrjen e të dhënave për palët e treta. Fshehja e identitetit mund të ketë edhe arsye të ndershme tregtare: në qoftë se të gjithë e dinë se një kompani e madhe e naftës është ofruar për një copë toke, çmimi do të rritet menjëherë. Qeveritë po përpiqen të shkurtojnë rregullat e të bërit biznes, dhe jo t’i komplikojnë ato. Me gjithë argumentet e mësipërme, në shumë raste të tjera, kompanitë offshore mund të kontrollohen nga organizata kriminale apo individë shkelës të ligjit. Një transparencë më e madhe në këtë drejtim është në anën e demokracisë dhe lirisë. Në bazë të paragrafit 12 të ligjit nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit PPP/FT”, i ndryshuar, “Pronar përfitues” është: Personi fizik që zotëron ose kontrollon i fundit një klient dhe/ose personi, për llogari të të cilit kryhet një transaksion. Këtu përfshihen edhe ata persona, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person: a) zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të aksioneve ose të votave të një personi juridik; b) i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të votave të një personi juridik në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë; c) përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik; ç) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së administratorëve të personit juridik.
Ky nen është në përputhje me rekomandimet e FATF, organizëm që merret me standardet ndërkombëtare të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe me direktivën e tretë 2005/60/EC të Parlamentit dhe e Këshillit Europian, e cila ka për qëllim parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Kjo direktivë në nenin 3, pika 6, ndër të tjera citon: “Pronari përfitues” nënkupton personin fizik, i cili i fundit zotëron ose kontrollon klientin dhe/ose personi në emër të të cilit një transaksion ose aktivitet është duke u kryer. Pronari përfitues duhet së paku të përfshijë:
(a) në rastin e subjekteve korporata:
(i) personi fizik, i cili i fundit zotëron ose kontrollon një person juridik në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ose kontrollon një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të të drejtave të votimit në atë entitet juridik, përfshirë edhe “bearer share holdings”. Një përqindje prej 25 përqindësh plus një kuotë do të konsiderohet kusht i mjaftueshëm për t’u përmbushur ky kriter; (ii) personi fizik, i cili ushtron kontrollin mbi menaxhimin e një personi juridik: E thënë ndryshe, bankat apo subjektet e tjera ligjore, përpara se ta kryejnë një marrëdhënie biznesi me klientët e tyre, duhet të jenë në gjendje që nëpërmjet dokumentacionit dhe mjetit të identifikimit, të verifikojnë identitetin e personit fizik, i cili zotëron të paktën 25% të aksioneve të një kompanie. Struktura aksionere e pronësisë mund të jetë e përbërë nga shumë shtresa, që do të thotë një kompani e caktuar mund të jetë në pronësi të disa kompanive apo personave fizikë të tjerë. Mund të ndodhë që për të arritur deri te verifikimi i pronarit të fundit përfitues, duhet të identifikojmë shumë kompani apo individë që zotërojnë njëra-tjetrën. Në rastin e vendit tonë është e lehtë të identifikohet struktura e pronësisë së një kompanie vendase, por situata nuk është e njëjtë për kompanitë e huaja ose me pronësi me aksione të mbajtësit “bear shares”. Certifikatat “bear shares” i japin kontrollin e një kompanie kujtdo që e ka në duar këtë certifikatë në një moment të veçantë, pa u identifikuar se kush i posedon ato. Kompanitë lokale, për vetë natyrën e tyre, duke qenë se edhe ekonomia jonë e tregut është në hapat e parë, nuk e kanë shumë të ndërlikuar strukturën e pronësisë. Mungesa e bursës dhe e transaksioneve të koklavitura të aksioneve të mbajtësit, e bëjnë gjithashtu më të lehtë identifikimin e plotë të strukturës së pronësisë. Për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare janë të detyrueshme këto të dhëna: a) emri; b) forma; c) data e themelimit; ç) të dhënat e identifikimit të themeluesve; d) selia; dh) objekti, në qoftë se është i përcaktuar; e) kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar; ë) të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre; f) specimenet e nënshkrimit (firmave) të personave që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve.
Neni 35 i ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, të dhënat shtesë për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar citon si me poshtë:
Për regjistrimin fillestar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, përveç sa parashikohet në nenin 32 të këtij ligji, është i detyrueshëm edhe njoftimi i vlerës së kapitalit themeltar të nënshkruar, numri i pjesëve të kapitalit, vlera nominale e secilës pjesë, pjesëmarrja në kapital, vlera dhe lloji i kontributeve të secilit ortak, si dhe informacioni nëse kapitali fillestar i nënshkruar është paguar ose jo.
Neni 36 i ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “të dhënat shtesë të shoqërive anonime” ndër të tjera, për regjistrimin fillestar të shoqërisë anonime, përveç sa parashikohet në nenin 32 të këtij ligji, janë të detyrueshme edhe këto të dhëna:
ç) numri i aksioneve të nënshkruara nga secili aksionar; d) vlera dhe lloji i kontributit të secilit aksionar, si dhe pjesa e paguar prej secilit; gj) të dhënat e identifikimit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës dhe ekspertit kontabël të autorizuar, si dhe afati i emërimit të tyre; i) procedurat e emërimit të anëtarëve të organeve drejtuese, nëse ndryshojnë nga parashikimet ligjore. Shoqëritë anonime me ofertë publike, përpara regjistrimit fillestar, duhet të regjistrojnë edhe të dhënat e identifikimit të themeluesve, projektstatutin, si dhe të kryejnë njoftimet e mëpasshme, sipas dispozitave përkatëse ligjore.
Nenet e mësipërme parashikojnë identifikimin e numrit të aksioneve të nënshkruara nga secili aksioner, por këta aksionerë mund të mos ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv të shoqërisë në rastin e një strukture pronësie shumështresore dhe sidomos kur aksionerët e shtresës së parë janë shoqëri të tjera. Subjektet ligjore financiare dhe veçanërisht bankat, e kanë të vështirë të identifikojnë pronësinë përfituese nëpërmjet QKR-së në rastin e një kompanie me shumë aksionerë të tërthortë. Si rezultat, mbetet vetëm t’u kërkohet klientëve vetëdeklarimi i dokumentacionit përkatës, pasi nga burimet e hapura (si p.sh. google), informacione kaq specifike janë mjaft të limituara ose pothuajse të pamundura. Nëse pronësia përfituese nuk është e identifikuar në regjistrat tregtarë, me siguri nuk mund të gjendet në ndonjë dokument tjetër zyrtar shtetëror apo privat.
Niveli i vështirësisë rritet për klientët jorezidentë me pronësi të tërthortë apo me aksione të mbajtësit dhe sidomos për klientët “offshore”.
Qendrat offshore ofrojnë shërbime të tilla si: taksa të ulëta ose zero, kërkesa rregullative të moderuara apo lehtësuese financiare, sekret bankar dhe anonimat.
Sipas një studimi të rëndësishëm nga James Henry, ish-shefi i Konsulencës McKinsey, për Rrjetin e Drejtësisë Tatimore: “Një elitë globale super të pasurish kishte të paktën 21 trilionë USD të fshehur në qendrat offshore deri në fund të vitit 2010. Kjo shifër është e barabartë me madhësinë e ekonomive amerikane dhe japoneze të marra së bashku”. Z. Henry gjithashtu vuri në dukje se shifra 21 trilionë është në fakt një figurë konservative dhe shkalla e vërtetë mund të jetë $ 32 trilionë. (Tax havens: Super-rich ‘hiding’ at least $21tn BBC 22 July 2012).
Juridiksionet offshore shquhen për sekretin e tepërt në lidhje me pronësinë përfituese të kompanive të regjistruara në këto vende, si dhe të llogarive bankare të tyre. Pra, çdokush, pavarësisht nga përkatësia e tij, mund të regjistrojë një kompani në një qendër offshore dhe më pas të krijojë një marrëdhënie biznesi me një bankë, e cila nuk ushtron standardet ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit dhe të financimit të terrorizmit. Më vonë këto kompani mund të kryejnë marrëdhënie biznesi në shkallë globale, duke shfrytëzuar infrastrukturën ndërkombëtare bankare (çeqe bankare, transferta etj.) dhe pastruar shuma të konsiderueshme parash. Në fakt, problemi është sa lokal, aq dhe ndëkombëtar. Hendekun e mësipërm ligjor e hasim jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vende shumë të zhvilluara dhe që janë në pararojë të përpjekjeve për parandalimin e pastrimit të parave.
Për këtë arsye, rekomandimet e rishikuara të FATF-së të shkurtit 2012 kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në lidhje me këtë drejtim. Sipas interpretimit të rekomandimit 24 të FATF (Transparenca dhe Pronësia Përfituese e Personave Juridikë), të gjitha kompanitë e krijuara në një vend duhet të regjistrohen në regjistrin e kompanive. Informacioni minimal themelor për t’u marrë dhe regjistruar nga një kompani, ndër të tjera, duhet të jetë: (b) regjistri i aksionerëve të saj apo anëtarëve që përmban; emrat e aksionerëve dhe anëtarëve dhe numrin e aksioneve të mbajtur nga çdo aksioner dhe kategori të aksioneve (duke përfshirë natyrën e të drejtës së votës). “Regjistri i kompanisë” i referohet regjistrit të kompanive të inkorporuara ose të licencuara në vend dhe normalisht mirëmbahet nga një autoritet inkorporues. Në rastin e vendit tonë ky autoritet është QKR. Informacioni i pronarit përfitues duhet të bëhet për të gjithë personat që zotërojnë një përqindje të caktuar të kompanisë (p.sh. 25%). Rekomandimet e FATF-së duhet të jenë të detyrueshme për institucionet e regjistrimit të kompanive si QKR-ja, në mënyrë që t’u lehtësohet puna operacionale subjekteve të ligjit. Këta regjistra, më tej duhet të jenë të aksesueshëm nga autoritetet ligjvënëse dhe nga subjektet ligjore. Bashkimi Europian së fundi ka filluar punën për direktivën e re të parandalimit të pastrimit të parave, e katërta dhe më e vështira deri më sot, ku mendohet të përfshihen edhe rekomandimet e FATF-së të shkurtit 2012.
Si konkluzion, harmonizimi i kuadrit ligjor vendas, veçanërisht ligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, dhe ligji “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, mbetet një sfidë shumë e rëndësishme në nivel kombëtar në mënyrë që të eliminohet boshllëku ligjor që ballafaqohen institucionet financiare në Shqipëri.Kjo duhet të përfshijë regjistrimin e plote të të dhënave bazë të pronarëve të fundit efektivë të kompanive dhe aksesin që duhet të kenë autoritetet kompetente dhe institucionet financiare të vendeve të tjera në këto të dhëna, në mënyrë që të rritet efikasiteti i parandalimit të pastrimit të parave në rang global.